Durrës-Prishtinë Morinë-Merdarë, merr jetë Rruga e Kombit,
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij shqiptar Sali Berisha, përmes shtypjes së butonit kanë bërë shpërthimin e parë, i cili simbolikisht ka shënuar edhe fillimin zyrtar për ndërtimin e projektit madhor të autostradës Morinë-Merdar. Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria ishin mbledhur të dielën në Vërmicë, për të marrë pjesë në inaugurimin solemn të punimeve në autostradën Morinë-Merdare nga kompania “Bechtel & Enka”. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në vendin tonë. Autostrada do të jetë e sistemit të mbyllur dhe hyrje-dalje do të ketë vetëm në kyçjet e autostradës. Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.
Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e autostradës, duke thënë se autostrada do të afrojë edhe më shumë pranë njëra-tjetrës Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe do të përshpejtojë proceset e integrimeve drejt Evropës. “Sot këtu në Prizren, drejt Prizrenit janë drejtuar sytë, mendja dhe zemra e mbarë shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot qytetarët e Kosovës, Qeveria e Kosovës, edhe njëherë si të shumtën herë i bashkuan frontet se ata janë të vendosur për çdo vendim për interesin kombëtar, se ata sikur në të shkuarën, për këtë interes nuk lënë çmim, janë të gatshëm të paguajnë çdo gjë. Inaugurimi sot i korridorit të kombit vetëm më pak më shumë se dy vjet Kosova e pavarur, dëshmon se çfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë, dëshmon forcën magjike të lirisë, vullnetin e hekurt të shqiptarëve për të kapur kohën e humbur, për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë”, ka thënë Berisha. Për më tepër, ai ka thënë se nga Korridori i kombit nuk do të përfitojnë vetëm Kosova dhe Shqipëria, por edhe vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë, ndërkaq paralajmëroi se në të ardhmen do të nisë edhe projekti për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Prishtinë.
“Inaugurimi i këtij korridori do të vazhdohet me inaugurimin e fillimit të punimeve të hekurudhës që do të lidhë Tiranën dhe Prishtinën”, ka thënë Berisha.
Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me ndërtimin e autostradës po hapet epoka e fuqizimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe se me ndërtimin e kësaj autostrade ëndrra po shndërrohet në realitet. “Sot po nisim rrugën e kombit, më lejoni tju përkujtojmë respekt ëndrrën dhe sakrificën e stërgjyshërve tanë në kufij të ndarë dhe tu themi me zë të lartë dhe shtetëror, po, sot në këtë ditë po e nisim rrugën tonë, rrugën e munguar, rrugën e kombit, rrugën e ëndrrave tuaja dhe ëndrrave tona, rrugën e afrimit dhe të komunikimit, rrugën e zhvillimit ekonomik dhe emancipimit shumëdimensional të shoqërisë kosovare”, ka thënë Thaçi.
Sejdiu: “Fundi i ndarjes së imponuar”
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke vlerësuar rëndësinë e autostradës, ka thënë se ajo do të përmirësojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe popujve të të dy vendeve. “Sot po nis jetësimi i një ëndrre të kahmotshme, ndërtimi i autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdar, e cila do ta lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe me gjithë rajonin udhën tonë të pakthyeshme drejt integrimeve euroatlantike. Që sot po nis beteja e madhe për rrugën e shpresës sonë të përbashkët për zhvillim më të shpejtë ekonomik, sepse kjo autostradë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Por, tej dobisë ekonomike, për tej sjelljeve të mëdha që do të na sjell bashkëpunimin dhe njohjen e ndërsjellë, kjo udhë ka domethënie shumë me të fuqishme shpirtërore për ne, sepse shënon përfundimin e ndarjes së padëshiruar që na është imponuar shekuj me radhë”, ka thënë Sejdiu.
Mund të shtyhet data e hapjes së tunelit të Kalimashit
Perfundon plotësisht betonimi në tubin jugor të tunelit të Kalimashit, nderkohë që hapja e tij për qarkullim është shtyrë për 21 maj. Burime të kompanisë “Bechtel&Enka” kanë bërë të ditur se të shtunën janë hequr 2 kallëpet e fundit të betonit në tubin jugor të tunelit të Kalimashit. Kallepet kanë një gjatësi prej 12 metrash secili , kështu që të shtunën kanë perfunduar 24 metrat e fundit të betonimit të galerisë jugore që pritet të leshohet për qarkullim së shpejti. 15 maji ka qenë e vetmja datë që autoritetet zyrtare në Shqipëri, por edhe ato të kompanisë “Bechtel&Enka” kishin percaktuar për hapjen e tunelit. Mirëpo parashikimet nuk kanë shkuar sipas planit, kështu që hapja e tubit jugor të tunelit të Kalimashit është shtyrë për një javë. Këtë fakt e ka konfirmuar pa ekuivoke zv/ministri i Tranpsorteve Ernest Noka, nderkohë që ministri Sokol Olldashi e ka përcaktuar datën si një interval në mes 15-20 majit. Por edhe burime të kompanisë “Bechtel&Enka” bejnë të ditur se tubi jugor i tunelit nuk do të jetë i gatshëm për me 15 maj, pasi nuk është gati kompania menaxhuese e tunelit “Savronik” e cila po instalon paisjet elektromekanike. Nderkohë që kompania “Bechtel&Enka” pas perfundimit të betonimit do te fillojë me proçesin e mbushjes së pjesës së betonuar në gjatësinë prej 1 kilometër në dyshemenë e tunelit për të çuar në nivel me pjesën tjetër dhe më pas për të vazhduar me asfaltimin. Kompania greke që do të merret me proçesin e lyerjes së tunelit, aktualisht po merret me ngritjen e skelave dhe stukimet për ti paraprirë proçesit të lyerjes.
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010