E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, ndryshime në strukturë dhe funksionet drejtuese

Autori i Lajmit: Redaksia

Lëvizja Socialiste për Integrim, tashmë do të ketë një nënkryetar të ri she një emër tjetër në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Këshilli Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi në mbledhjen e djeshme të bëjë disa ndryshime në funksionet drejtuese të kësaj force politike. Sipas burimeve zyrtare, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së është zgjedhur Luan Rama, ndërkohë nënkryetar i LSI është zgjedhur Petrit Vasili kurse Ardit Çela, është zgjedhur Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun Ardit Çela. Deri sot, funksioni i Sekretarit te Përgjithshëm, deri dje, mbahej nga Petrit Vasili. Sipas një deklarate të zyrës së shtypit, Komiteti Drejtues Kombëtar (KDK), forumi më i lartë drejtues i LSI-së diskutoi për situatën politike që po kalon vendi, organizimin e LSI-së në kuadër të përballimit të sfidave te ardhshme, si dhe rolin i LSI-së në proceset integruese të vendit dhe në qeverisje.
Takimi
Gjatë takimit përfaqësuesit e LSI-s në Qeveri, bënë një pasqyrë të punës së arritur deri më sot, pas tetë muajsh qeverisje si dhe prezantuan projektet për të ardhmen.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi u ndal në kontributin që ka dhënë LSI-ja gjatë kësaj kohe në qeverisjen e vendit, duke theksuar në mënyrë të veçantë procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Meta theksoi se LSI-ja ka dhënë kontribute të rëndësishme, jo vetëm për qeverisjen e vendit, por edhe duke intensifikuar përpjekjet për integrimin në BE. Ndër të tjera ai theksoi LSI-ja do të vazhdojë të jetë një forcë kontribuuese për arritjen e standardeve evropiane dhe ftoi që pjesë e kësaj alternative të bëhet dhe opozita duke hequr dorë nga retorika negative. Gjithashtu gjatë fjalës së tij Kryetari i LSI-së, Meta thekoi se afrimi i zgjedhjeve lokale duhet të shoqërohet dhe më përgatitjet përkatëse nga LSI-ja duke i kushtuar rëndësi problemeve që kanë qytetarët, por dhe profilit të kandidatëve që do të përfaqësojnë LSI-në në këto zgjedhje.
Tematika
Situata politike dhe përgatitja për zgjedhjet vendore kanë qenë temat që janë diskutuar dje në mbledhjen e Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Zyra e shtypit e LSI-së njofton se takimi me drejtuesit dhe anëtarët e forumit nisi të zhvillohet dje në orën 11:00 tek "Hotel Tirana". “Qëllimi i këtij takim ishte situata politike që po kalon vendi, organizimi i LSI-së në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore, dhe roli i LSI-së në proceset integruese të vendit”, sqaron zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë takim janë parashtruar edhe njëherë objektivat e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Për përgatitjen zgjedhore, pritet që lëvizjet të shtrihen edhe në bazë, ku priten ndryshime për sa u përket drejtuesve të partisë në rrethe.

Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›