E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kosova është serbi”, ndëshkohet notari serb

Cështja e pavarësisë së Kosovës vazhdon të jetë objekt diskutimi dhe në botën e sportit. Pështjellimet janë të ndryshme, por për notarin serb Milorad Cavic, dita e djeshme nuk ka shkuar fort mirë në kampionatin europian të notit qe po zhvillohet në Eindhoven të Holandës. Serbi është skualifikuar nga garat e mëtejme të Kampionatit Evropian të Notit, për shkak se në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ka veshur një bluzë në të cilën shkruante "Kosova është Serbi". Komisioni I Disiplinës I Federatës Europiane të Noti në një mbledhje urgjente e ka cilësor këtë veprim të notarit serb si një veprim të qartë politik. Si pasojë komisioni vendosi ta skualifikojë Milorad Cavic nga pjesëmarrja e mëtejme në garat individuale në Kampionatin Evropian të Notit", thuhet në njoftim. Federata e Notit e Serbisë gjithashtu është dënuar me 7.000 euro gjobë. Gjithasu notarit serb i është hequr dhe medalja e fituar në disiplinën e 50m flutur. Një prej zyrtarëve të federatës Europiane të notit ka pohuar se ky veprim është shumë I dëmshëm nga ana e Serbisë dhe do të jetë ndëshkime të tjera për këtë federatë të notit, ndoshta edhe mbi zyrtarët e saj. Notari, I cili pak kohë më partë u takua dhe me presidentin serb Tadic, rrezikon të humbasë dhe të drejtën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit për këtë veprim ndaj Kosovës. Komisioni I Disiplinës në Federatën europiane të Notit do të përgatisë një relacion të gjatë ndaj tij dhe do t'ia paraqesë atë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që ky notar të marrë ndëshkimin e duhur.
Burimi: ORA NEWS

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›