Kthehet nga Greqia, vetëvaret babai i dy fëmijëve
është gjetur i vetvarur në shtëpinë e tij një 33 vjecar babai i dy fëmijëve. Leonard Ibrahimllari, banor në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Elbasanit ishte kthyer një ditë më parë nga Greqia ku punonte dhe jetonte si emigrant.
Kanë qenë të afërmit e tij që e kanë gjetur Ibrahimllarin të vetëvarur dhe janë munduar ta sjellin atë në jetë. Më pas ata kanë njoftuar policinë e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje e ka klasifikuar ngjarjen si vetëvarje për motive të dobëta, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që cuan 33 vjecarin Leonard Ibrahimllari drejt vetëvarjes.
Ndërsa në qytetin e Fierit një 48 vjecar ka tentuar të vetëvaret përballë gjykatës së shkallës së parë. Gëzim Bushi, banor i fshatit Hambar të komunës Cakran ishte dënuar nga gjykata e Apelit me një gjobë prej 250.000 lekësh për veprën penale të kanosjes së një bashkëfshatari të tij, i cili pas ngjarjes ishte dënuar dhe gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Kavajës vari veten në kushte depresioni.
I ndodhur përballë presionit dhe pamundësisë për të paguar gjobën Bushi ka protestuar duke tentuar vetëvarjen në kangjellat rrethuese të Gjykatës. Kanë qenë policët roje që e kanë shpëtuar atë nga vetëvarja dhe e kanë shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje.
Besim Dybeli/Aleksandër Nushi < I mëparshmi