E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca gjyqesore KLD te cmontohet nga klanet qe cenojne integritetin e sistemit gjyqesor

15-11-2010 / Gazeta 55

UPDATE- U mblodh sot nen drejtimin e kryetares se Gjykates se Larte Shpresa Becaj konferenca Gjyqesore Kombetare ku gjyqtaret nga e gjithe Shqiperia do te votojne per pese emrat e rinj si anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise. Gjyqtarja Becaj theksoi se perzgjedhja per kandidatet te jete bazuar ne disa kushte themelore. Perzgjedhja e anetareve te rinj te KLD ka ngjallur debate te ashpra. Debatet shperthyen pas hedhjes ne diskutim te formules se votimit per perzgjedhjen e pese anetareve te rinj te KLD-se si dhe per integritetin e gjyqtareve. Shkak u be kerkesa qe ne perzgjedhje nje anetar i KLD ti perkase Gjykates se Apelit dhe disa te tjere te vijne te caktohen nga gjykatat e rretheve. Por kjo kerkese u kundershtua nga te tjere gjyqtare. Debatet bene qe mbledhja te nderprehet disa here dhe me pas drejtuesja e mbledhjes kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj ta vijoje ate me dyer te mbyllura.


Kryetarja e Gjykates se Larte Emrat pa ndikime politike KLD duhet cmontuar nga klanet e gjyqtareve


Kryetarja e Gjykates se Larte dhe njeherazi drejtuesja e konferences Gjyqesore Kombetare Shpresa Becaj deklaroi sot se perzgjedhja e kandidateve per vendet vakante ne Keshillin e Larte te Drejtesise te jete e bazuar ne disa kushte themelore kritere keto baze per profesionalizmin dhe integritetin e sistemit gjyqesor ne vend. Duke mos perjashtuar anen profesionale qe duhet te ishte e shkelqyer Becaj theksoi se kandidatet duhet te jene te paster nga ndikimet politike ne menyre qe te evitohen nderhyrjet nga jashte ne gjyqesor. Zgjedhja duhet te plotesoje disa kritere gjyqtaret te jene te pavarur pa ndikime politike. Profesioniste dhe nga radhet tona kjo nuk mungon pasi kemi mundesi te zgjedhim kandidate profesioniste- u shpreh Becaj. Duke u uruar gjyqtareve qe vleresimi te jete i drejte kryetarja e Gjykates se Larte tha se kjo vendimarrje do te jete pergjegjesi e larte per kedo gjyqtar. KLD ka nje rol te madh dhe te vecante ta qeverise gjyqesorin kontrollin monitorimin e gjykatave punes se tyre dhe gjyqtareve dhe kjo e ben gjyqekaten edhe me te pavarur- tha ajo. Kurse sa i perket sistemit gjyqesor ne teresi Becaj tha se nuk kane munguar paqartesite dhe kritikat per Gjykaten e Larte. Gjyqesori eshte kritikuar ne qarqe politike ndaj dhe ne duhet te replikojme me fort tha Becaj.


Per kandidate te KLD-se sot garojne plot 30 gjyqtare nga te tri nivelet e gjyqesorit ne vend shume prej te cileve me nje karriere te spikatur ne sistemin e drejtesise


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›