KRRTRSH miraton tetë leje për investime
Anëtarët e KRRTSH-së kanë diskutuar dhe miratuar lejet e ndërtimit për fabrikat e çimentove në Balldren dhe në Mamurras të qarkut të Lezhës, si dhe në Bushat të Shkodrës. KRRTSH ka miratuar gjithashtu dhe studimin urbanistik për ndërtimin e një fabrike çimentoje në Nikël të Fushë Krujës, studimin urbanistik për ndërtimin e një hidrocentrali në Librazhd, studimin urbanistik të përgjithshëm për Voskopojën, planin rregullues për Cërrikun si dhe ndërtimin e një terreni sportiv në Rinas.
Në mbledhjen e sotme pritet të miratohen rreth 23 leje dhe studime të ndryshme për investime në sektorë të ndryshëm. Kjo është mbledhja e dytë që KRRTRSH zhvillon brenda një jave. Në mbledhjen e fundit KRRTRSH miratuar 19 vendime të rëndësishme me vlerë 2.5 miliard euro gjithsej, mes të cilave studime të rëndësishme urbanistike dhe leje për investime të mëdha në sektorin e industrisë, energjisë dhe turizmit.