E Shtunë, 31 Tetor 2026

49 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Policia në Reggio Calabria ka ndaluar plot 49 trafikantë mëngjesin e kësaj të marte, mes të cilëve edhe shqiptarë. Përveç shqiptarëve, janë arrestuar edhe italianë, peruanë, kilianë, uruguajanë, rumunë dhe serbo-malazezë.

Policia e shtetit fqinj i akuzon këto persona për bashkëpunim në realizimin e trafikut ndërkombetar të substancave të ndaluara, kryesisht kokainës. Grupi i trafikantëve vepronte në një sërë lokalitetesh në Itali, si në Kalabri, Lombardi, Lacio, Liguria, si edhe në Shqiperi, Greqi, Kili, Bolivi, Peru dhe Spanjë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›