E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSh-ja miraton ndertimin e dy segmenteve rrugore pjese te Unazes se Madhe te Tiranes dhe rruges se Arbrit

Nen drejtimin e Kryeministrit Berisha u mblodh sot Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise KRRTRSh i cili mori ne shqyrtim dhe miratoi ndertimin e dy segmenteve rrugore pjese te Unazes se Madhe te Tiranes dhe rruges se Arbrit.

Vendimet e miratuara sot ne KRRTRSh jane

1. Unaza e Madhe e Tiranes segmenti Babrru ndash Bregu i Lumit ndash Kthesa e Kamzes.

Ky segment ka nje gjatesi 6.5 kilometer gjeresi 110 metra me 8 korsi ku perfshihet korsia e mjeteve te transportit publik dhe emergjences. Ne kete projekt eshte parashikuar dhe hapesire per tramvaj. Vlera e ndertimit te ketij segmenti arrin ne 115 milione euro. Nder te tjera ne kete seksion jane parashikuar dhe trotuare me gjeresi 3-5 meter rrjetet e ujesjellesve kanalizimeve ndricimi gjelberimi sinjalistika etj. Ky segment pervec se eshte pjese e unazes do te krijoje edhe nje mundesi te re hyrje ne kryeqytet duke krijuar hapje te portes se veriut dhe te lindjes per Tiranen. Ne piken e tij fillestare objekti do te lidhet me rrugen e Arbrit duke bere te mundur thithjen e trafikut qe vjen nga kjo rruge dhe shmangien e ketij trafiku nga qendra e Tiranes.

Kryeministri Berisha vleresoi se kjo eshte nje nga veprat me te rendesishme qe ndertohet ne vend. Ne komentin e tij Kryeministri u shpreh se ky projekt ne ndryshim nga projekti i bashkise qe ishte i zhvendosur me me shume se 100 metra ne brendesi te qytetit dhe prishte me qindra banesa shtrihet ne shtratin e lumit duke e shnderruar ate nga nje zallishte sic eshte sot ne nje veper arti te vertete. Kryeministri theksoi se nuk mund te kalonim ne trajektoren ekzistuese sepse ai projekt ishte i vjeter dhe i nje kohe kur atje pervec kallamishteve nuk kishte gje tjeter. Ndersa sot atje jane ndertuar qindra e mijera banesa dhe eshte jashte cdo lloj koncepti qe ne te hyjme ne nje prishje masive te shtepive te qytetareve te Tiranes. Kjo vetem se kryetari nuk do te bashkepunoje me bashkite dhe komunat kufitare sic jane Paskuqani dhe Kamza. Qeveria nderhyn ne shtatin e lumit vetem ne nje territor pa prishje dhe pa demtime.

Ne vazhdim Kryeministri u shpreh se kjo perben nje veper madhore dhe i jep zgjidhje shume te domosdoshme trafikut te Tiranes dhe ne vecanti trafikut qe do te sillte rruga e Arbrit.

2. Unaza e Madhe e Tiranes segmenti Rruga Komuna e Parisit ndash Rruga e re Tirane ndash Elbasan.

Ky segment eshte konceptuar te ndertohet ne disa seksione. Pjesa kryesore do te ndertohet 3 korsi ne secilen ane pra 6 korsi ne total ku perfshihet dhe nje korsi e mjeteve te transportit publik dhe atyre te emergjences. Ky segment do te kete ne perberje te tij 3 rrethrrotullime hyrje dalje ne unaze nenkalime e mbikalime.

Pas miratimit te vendimeve Kryeministri Berisha kerkoi nga Ministria e Puneve Publike qe te vazhdoje rishqyrtimin teresor te Unazes se Tiranes. Lidhur me kete Kryeministri u shpreh se duhet te ribehet me shpejtesi projekti qe lidh Saukun me segmentin qe miratuam i cili lidhet me shkallen e Tujanit. Se dyti Kryeministri Berisha kerkoi percaktimin e segmenteve ku do vendoset ajo. Unaza te kompletohet sa me shpejt u shpreh Kryeministri - sepse cdo dite behen ndertime dhe do te jete e padeshirueshme qe ato te prishen. Me tej Kryeministri theksoi se qytetaret duhet ta dine se ku kalon unaza dhe se cdo ndertim mbi te eshte i paqene.

Ne kompletojme unazen e Tiranes - u shpreh Kryeministri - dhe kjo eshte vepra me madhe e ketyre viteve qe vijne e kater vjecarit te ri te qeveritareve vendore.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se rivitalizimi i lumit eshte mundesi reale sepse ne gryken e shkalles se Tujanit ndertimi i nje dige eshte me i pakushtueshmi dhe qe mund te perdoret gjeresisht edhe per qellime energjetike. Ne duhet te bejme cdo gje - theksoi Kryeministri - qe Tirana te behet sa me terheqese dhe tu ofroje sa me shume si qytetareve te saj ashtu edhe vizitoreve nga Shqiperia dhe mbare bota.

Fjala e Kryeministrit Berisha ne mbledhjen e sotme te KRRTRSh

Kjo mbledhje e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise i kushtohet Tiranes trafikut te saj. Vitet ne vazhdim do te mund te quhen ne kuptimin e plote te fjales vitet e Tiranes. Gjate mandatit te pare dhe ketij mandati qeveria ka trefishuar grantin per kryeqytetin. Ai ka qene 300 milione leke dhe tani eshte mbi 1 miliarde. Ne trefishuam grantin por qytetaret e Tiranes mbeten ne balte mbeten te mbytur ne ujera dhe ne rrafshin e infrastruktures mbeten absolutisht nen standardin qe gezojne sot dhjetera e dhjetera komuna te vendit.

Ne qofte se ne vendosem moton te ndertojme infrastrukture moderne ne cdo komune dhe fshat te vendit te bejme qe ato te kene rruge te asfaltuara ujesjelles kanalizime shkolla qendra shendetesore njelloj si lagjet e qytetit sot per fat te keq per sa i perket infrastruktures ne na duhet te themi qe disa lagjeve te qytetit te Tiranes tu japim ate infrastrukture qe u kemi dhene dhjetera e qindra komunave dhe fshatrave te vendit.

Situata ne infrastrukturen e kryeqytetit perjashto akset kryesore eshte e mjerueshme. Me qindra kilometra rruge dhe rrugica ne lagjet e tij kane ate kalldrem qe eshte vendosur 200 apo 300 vjet me pare. Qe nga themelimi i tij deri me sot qyteti nuk ka perjetuar kurre braktisje totale sic ka perjetuar keto kater vitet e fundit. Mund te themi se Tirana hyri ne kuti pasi ne Tirane nuk pipetin asgje ne infrastrukturen e saj pervec disa nderhyrjeve te fuqishme qe u bene ne ujesjellesin e lagjeve te saj.

Mirepo Tirana eshte zemra vendit dhe e kombit. Tirana perfaqeson dhe duhet te perfaqesoje te gjithe fuqine ekonomike kulturore dhe te gjithanshme te vendit. Tirana ka nje problem shume serioz. Problemi i saj nder me seriozet eshte se ne rrafshin kulturor studiuesit vizitoret e kane te veshtire ta lidhin ate me kryeqytete te tjera evropiane. Ndaj njeri thote se mu duk sikur vizitova Ulan Batorin apo tjetri sikur vizitova Pheniani. Kjo eshte e verteta. Sepse Tirana ne fatkeqesine e saj thesaret e cmuara qe ka nuk i ekspozon dot. Ne zemer te saj eshte keshtjella nje nga me te bukurat e banuar dhe me ndertesa nder me dinjitozet por aty nuk te lejon diskoja e kryetarit apo sekserit te kryetarit qe ta vizitosh. Ajo po nxjerr jashte zone edhe ata pak banore qe kishin mbetur.

Cdo qytetar i huaj qe vjen ne Shqiperi nuk do te donte kurre te largohej pa vizituar Tiranen. Kjo eshte gjeja me normale. Por cdo qytetar i huaj qe vjen ne Shqiperi ka mundesi te vizitoje Tiranen sepse ky eshte nje vend i vogel dhe qe arrihet me lehtesi por kur sheh harten lind pyetja se cilat jane simbolet e kryeqytetit pervec kulles se sahatit. Dhe jo se se ska sepse Tirana ne dy krahet e saj ka dy keshtjella mahnitese per te cilat duhet te kishte linje te perditshme. Ato jane ne nje distance shume te afert. Keshtjella e Petreles nje nga me te bukurat me te mrekullueshmet. Po ashtu edhe Keshtjella e Prezes. Eumlshte e thjeshte te ndryhesh ne Peze ne muze dhe te mos marresh as edhe masen me te vogel qe kryeqyteti te mund te perfaqesoje me dinjitetin me te madh vlerat kulturore te kombit. Lexoja nje shkrim te nje studiuesi shume serioz dhe absolutisht dashamires por ai thoshte mjerisht me gjithe entuziazmin e shpirtit shqiptar me gjithe mikpritjen e tyre te shkelqyer me gjithe traditen e tyre nder me te zhvilluarat kryeqyteti i tyre nuk lidhej dot ne nje rrjet kulturor me kryeqytetet te tjera te Evropes sepse ato cka ka qene te cmuara u rrenuan nga diktatura te tjera nuk u ndertuan dhe ato cka jane te mundshme jane te rrenuara. Sepse per te shkuar ne kalane e Petreles duhet vetem nje organizim pasi rruga eshte e shkelqyer eshte e zgjeruar me ndricim dhe e njejta gje po behet ne Preze. Kjo sepse ne kemi detyrime te medha ndaj vizitoreve qe vijne ne Tirane.

Ndaj me duhet te deklaroj ketu se vitet qe vijne do te jene vite te Tiranes ne sensin qe eshte e domosdoshme te parashikohen vepra te cilat te qendrojne me dinjitet te madh ne fushen e arkitektures evropiane dhe boterore. Perndryshe ne do te mbetemi te paperfillur. Keto vepra mund dhe duhet ti krijojme. Per keto vepra mund dhe duhet te investojme. Por sic eshte edhe rendi i puneve gjithcka duhet te filloje dhe fillon me infrastrukturen e re. Tirana eshte kryeqyteti me trafikun me problematik ne Evrope dhe ndoshta ne bote. Tirana eshte kryeqyteti i vetem i nje vendi qe nuk ka nje parkim. I vetmi kryeqytet qe ka nje kryetar me tre mandate dhe nuk ndertoj dot qofte edhe nje parkim te vetem. Tirana ka nje unaze te ndertuar 50 vjet me pare ne fund te viteve 50 e cila eshte zgjeruar edhe 3-4 here jashte saj. Ajo nuk ka mundesi kategorike per nje trafik normal. Kryetari aktual kishte parashikuar vendosjen e vizave ne formen e takses per te hyre ne Tirane por ate projekt natyrisht qeveria nuk mund ta pranonte kurrsesi dhe ne asnje rrethane.

Sot jemi mbledhur sot per nje projekt shume te rendesishem jetik per Tiranen projektin e Unazes se Madhe te Tiranes e cila duhet te filloje sa me shpejte.

Zoti Rama duhet tu kerkoje te falur qytetareve te Tiranes sepse ka dy vjet qe kjo ndoshta mund te kishte filluar dhe te ishte perfunduar. Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim qe ne viziten time te pare ne vitin 2007 ne seline e saj premtoi financimin e unazes. Ne morem persiper te marrim kredine si qeveri dhe tia japim bashkise se Tiranes por bashkia e Tiranes nuk binte kurre dakord qe ky te ishte nje investim i perbashket me qeverine. Por ne nuk mund te pranonim qe dhjetera e miliona euro te qarkullonin ne xhepat e lsquoKocove. Kjo nuk mund te behej dhe per kete mjafton te shohim rrugicat. Ka 3 vjet qe i ka nisur dhe nuk i sos. Unza eshte veper serioze. Ne perfundim me qene se ai nuk pranoi kurrsesi qe te ishte nje ndertim i perbashket ne u detyruam qe te fillojme ndertimin e segmentit nga Sauku drejt Shkolles Teknologjike natyrisht deri ne territorin e Bashkise. Por nese nuk e fillon arsyeja shteterore do te na detyroje ta cojme deri ne fund. Une uroj qe ai ta filloje sepse kur them arsye shteterore eshte interesi i qytetareve. Kjo eshte sepse i takon atij. Ne kete segment do ta tenderojme deri ne kufirin midis bashkise se Tiranes dhe komunes se Farkes i cili eshte diku nga Kopshti Botanik. Ne do te presim dhe ne rast se zoteria e tij i cili i ka parate disponibel nuk e fillon atehere projekti do te vazhdoje. Le qe e fshehu projektin per 1 vit rresht.

Se dyti eshte edhe pjesa veriperendimore e unazes i cili eshte edhe segment i rruges se Arbrit. Edhe ajo eshte nje veper shume e madhe. Ajo eshte rruga me e gjere qe ndertohet ne historine e vendit. Ajo do te jete me tete korsi dhe eshte nje nga veprat me te bukura. Ajo do te shpetoje kryeqytetin dhe pervec se do te jete unaze e tij do te devijoje te gjithe trafikun qe vjen nga rruga e Arbrit dhe qe shkon drejt detit ne menyre qe ky trafik te mos kaloje neper kryeqytet. Pra vendosmeria jone per te ndryshuar Tiranen gjate ketyre viteve qe vijne eshte e madhe.

Ne qe po ndryshojme Shqiperine ne do te ndryshojme edhe Tiranen


15/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›