E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ne Mbledhjen e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike

Gjate fjales se tij me gjeresisht kryeministri Berisha u shpreh

Ju pershendes perzemersisht dhe ju ftoj te vazhdojme te gjithe axhenden tone me kthjellimin qartesimin ne te gjitha aspektet e vendimit historik per secilin qytetar shqiptare qe nuk ka pasaporte diplomatike apo sherbimi per levizje te lire ne mbare Evropen sepse keta me pasaporta nuk kane pasur shume probleme. Cfare ndodh.

Njerezit e kane pritur kete me nje kenaqesi te pa pershkuar e kane pritur realisht si nje akt clirues e kane pritur si rrezimin e nje muri ne qindra e mijera raste te pakalueshem dhe qe i ndante per se gjalli me njerezit e tyre me te dashur. Por pikerisht ato forca qe ne menyren me shpirt zeze do te perdor nje term te popullit me shpirt lig bene gjithcka per te bllokuar kete proces madje dua tu informoj ketu se edhe ne dreken kur merrej vendimi 99-shit e Edvinit ju deklaronin kolegeve te tyre se vendimi do te ishte negativ kjo eshte absolutisht e vertete.

U perpoqen te leviznin cdo gure te shpifnin dhe te trillonin ne menyren me te zeze per te djegur interesat e qytetareve vetem e vetem se ky ishte nje premtim solemn i qeverise sone dhe meqenese ishte premtim i qeverise nuk duhej kurre te realizohej. Keta shoke qe per vete bredhin ne Evrope dhe ne Bote me pasaporta diplomatike dhe parate e lepujve qarkulluan neper Shqiperi nen moton Hap kutite cliro vizat. Kurre ndonjehere nje force politike ne nje vend nuk eshte angazhuar kunder nje interesi jetik te qytetareve pavaresisht nga dallimet e tyre partiake. Cfare mund tu thone keta shoke qindra e mijera te rinjve shqiptare qe mbartin te gjithe ne zemren e tyre endrren per te vizituar Evropen. Qe kane pare ne cdo film dhe kane lexuar ne libra dhe kane vetem nje enderr te njihen te prekin e te shohin pasurite visaret thesaret e qyteterimit perendimor ne vendet e Evropes.

Cfare mund tu thone njerezve qe me nje shpirtkazmeri ekstreme lobuan dhe bene gjithcka kunder. Cfare mund tu thone nenave qe kane vite qe nuk i kane perkedhelur takuar bijte e tyre niperit dhe mbesat e tyre. Shpirtkazmeria e tyre vazhdon ne menyren me te neveritshme keto dite.
Mendja gjuha shpifja dhe trillimi i tyre eshte e perqendruar ne dy linja kryesore. Mbrojtja e Enverit e gjeri tek dokumentaret me baba Cenin dhe e dyta te terrorizimi i qytetareve per vizat. Keni konstatuar ju sesi kjo propagande vulgare neveritese do me cdo kusht te coje mesazhet me negative ne Evrope por dhe me negativet per qytetaret shqiptare. Ata qe per vete organizuan dasmen me gjigande per gezimin e tyre nuk mund te tolerojne qe te tjeret te kene gezim kjo eshte e verteta.

Shqiptareve ju dha e drejta per vizat. Pse ti do tani kerkon ta perflasesh pse ti kerkon ti mashtrosh pse ti kerkon te dergosh mesazhe negative se duhen 5 mije euro apo duhen 3 mije euro pse behesh primitiv pse nuk del nga primitivizmi i njeriut dhe te kerkosh te falur por vazhdon propaganden kakofonike per nje akt madhor ne jeten e cdo shqiptari. Ky eshte vendim personal per cdo shqiptaret pavaresish nga bindjet e tyre politike apo pa parti qofshin kjo eshte kartoline personale. Pra eshte e rendesishme te qartesohen te gjitha keto aspekte ne menyre qe te njohin te gjitha rregullat e ketij akti madhor e ketij premtimi nga me te veshtiret qe kemi marre ndonjehere por qe u shnderrua ne realitet sepse ky ka qene premtimi yne dhe fatmiresisht u realizua jo si nje dhurate por u realizua si deshmi e nje perkushtimi total fale reformave te thella dhe te gjithanshme qe bene te mundur kete vendim.

Cdo vote ne parlament ishte nje akt per bashke autoresi sepse ne kishim ligje specifike qe kerkoheshin vetem per liberalizmin e vizave dhe pa kalimin e tyre nuk ndodhte procesi. Ata votuan per Beqajn per parate e tij per vizat e qytetareve shqiptare nuk votuan. Pra ne duhet qe kesaj propagande ti kundervihemi dhe jemi shume te sigurt qe qytetaret shqiptare do ta kapercejne me shume dinjitet. Do te jene qytetaret shqiptare ata te cilet do hedhin ne Lane shpifjet dhe trillimet qe opozita beri kunder tyre kudo ne Evrope apo ne mediat e tyre te perditshme e ne letrat e fshehta qe shkruanin.

Duhet te takoni cdo zgjedhes pasi eshte nje rast per tu takuar. Nuk ka rast si ky per tu takuar me zgjedhesit per tu pershendetur kjo eshte arritje personale e cdo shqiptari te qartesoni dhe te merrni pyetje ne menyre qe ky konfuzion qe perpiqet te mbjelle opozita me propaganden e atyre qe si bllokuan dot ndaj tani perpiqen ti perbaltin. Me vijne dhjetera mesazhe te cilet kerkojne te dine nese vertet duhen 5 mije euro. Keta kerkojne te ngrijne nje gezim kaq te shumepritur dhe kaq te merituar ne nje kohe kur shqiptaret jane te pergatitur ta trajtojne me dinjitetin me te madh.

Zoterinj deputet

Natyrisht kryefjala e veprimtarise se parlamentit gjate kesaj periudhe eshte buxheti i vitit 2011. Por une nuk do te ndalem ne aspektet e pergjithshme sepse ju po i trajtoni ato ne te gjitha komisionet. Para jush kam bere nje ekspoze dhe kam paraqitur perparesite me te medha te buxhetit per vitin 2011 por une kam ketu sepse ju jeni deputete e duhet te mbroni me vendosmeri interesat e qytetarit. Ne nuk kemi axhende tjeter pervecse qytetarin.

Interesat e qytetareve jane lokale jane rruge kanalizime shkolla qendra shendetesore. Une dua tju informoj se kur pashe disa te zgjedhur vendor te detyruar nga Edi Rama te protestonin para Parlamentit nderkohe qe me thane se ne salle ishte vetem Olta Xhacka dhe Shegushja nuk e kuptova se para kujt protestuan. Une jam ketu per te zbardhur te verteten mbi financimet e kesaj qeverie per qeverine vendore. Ky grafik tregon te gjithe grantin e qeverise qendrore nga viti 2005 deri ne vitin 2010.

Zoterinj deputet

Qeveria socialiste ne buxhetin e saj te vitit 2005 ka pasur te percaktuar gjithsej ne total per qeverite vendore te vendit per te gjitha bashkite dhe komunat e vendit 7 miliard e 775 milion leke. Qeveria jone per vitin 2010 ka pasur te percaktuar per qeverine vendore 17 miliard e 235 milion leke nderkohe qe ne kaluam nje seri taksash qendrore teresisht ne taksa vendore te cilat bene qe te ardhurat vendore te rriten.

Te ardhurat vendore per shkak te kalimit ne administrim te qeverive vendore te nje seri taksash te cilat nga 12. 2 miliard leke qe ishte ne vitin 2005 jane rritur ne 20 miliard e 948 milion leke . Ne total buxheti i qeverise vendore per qytetaret shqiptare nga 19 miliard e 975 milion qe ishte ne 2005 eshte rritur ne 41 miliard e 423 milion leke.

Zoterinj deputet

Pse protestojne atehere. Mund tju jap edhe ca te dhena per krye protestatorin. Po ndalem vetem tek Tirana. Tirana ka pasur ne vitin 2005 430 milion leke Tirana ka ne vitin 2010 1 miliard e 50 milion leke vetem nga granti i qeverise jo buxheti.

Vlora ka pasur 131 milion leke dhe ne 2010 ka marre 280.66 milion vetem granti. Durresi ka pasur ne vitin 2005 157 milion leke i cili ka arritur ne 383 milion leke ndaj dhe mbante ligjerata Vangjush Dako. Se i eshte mbi dyfishuar buxheti dhe qytetaret e Durresit duhet ta dine kete. Po te marresh tete vitet e tyre me kater vitet tona granti eshte 5.8 here me shume. Por do te ndalem aty ku i dhemb dhembi zoterise.

Dhembi zoterise i dhemb tjeter kund sepse cka bere zoteria me keto para. Me shtimin e grantit nga 400 milion leke ne 1 miliard leke shtim i cili nuk ka shkuar per rruge parqe lulishtet e Tiranes por ka shkuar kryekeput per rrogat. Nga 1670 punonjes qe ka pasur ne bordero qyteti i Tiranes sot ka 4300 punonjes atehere e kuptoni ju ku shkon paraja e qytetareve. Pra e ka shnderruar Bashkine ne punesim per militantet e tij dhe jo ne shkolla kopshte kanalizime e rruge per qytetaret. Kjo eshte e verteta absolute. Ka pasur 97 police bashkiake tani jane 380 police bashkiake. Ky ka police bashkiake me shume se cka punonjes te tjere nje Bashki e kategorise se pare.

Ketu duhet ti themi ndal abuzivitetit pasi ketu kemi kritere. Kete vit per here te pare ne historine e ketij vendi parate qe ne nisim drejt qeverive vendore jane 350 milion dollare. Pa te ardhurat e tyre vetem buxheti i qeverise 35 miliard leke nga 7 miliard e 700 milion qe gjetem ne 2005 para qe do te shkojne per hallet dhe jeten e qytetareve.

Protesta nuk u be per qytetaret protesta u be per rrogetaret. Ne nuk jemi kunder rrogetareve ne kemi faktuar se kemi respektin me te madh per rrogetaret kemi rritur dhe do te rrisim rrogat por problemi eshte se ne nuk mund te pranojme kurre qe institucionet tona te shnderrohen ne qendra punesimi ne kurriz te qytetareve shqiptare. Jo zoterinj ne jemi sherbetore ne marrim rroga por ne do te bejme cdo gje qe ti rendojme sa me pak taksapaguesit sepse nese ne trefishojme buxhetin ndersa ky trefishon punonjesit . Te harroje ky se do te mund te perdoren parate e qyteteve shqiptare ne kete menyre. Te beje cte doje me paret qe mbledh vete nuk kemi nderhyre ka autonomi te plote dhe totale le ta gjykojne qytetaret sesi po i perdor kurse per parate tona sot e tutje duhet te jape llogari. Ne japim para per uje ky i kthen ne rroga ne japim para per rruge ky i kthen ne rroga ne japim para per kopshte e shkolla ky i kthen ne rroga kjo nuk do te mund te ndodhe me. Le ta beje policine bashkiake 5 mije po te doje edhe pse eshte turp i madh se ka 380 police bashkiake. Me thoni se cfare bejne vecse jane militant partie por me mire te ndihmoje biznesin dhe te rrise punesimin sepse ne nuk jemi kunder punesimit por jo ne kete menyre sepse eshte e paimagjinueshme. Me shume se 20 e buxhetit nuk do te mund te perdoret kurre per rrogat. Pasi edhe ne po te ecim me kete logjike nuk ndertojme rruge fusim te gjithe militantet ne pune rruge nuk ndertojme spitale jo shkolla jo dhe vendi shkon drejt rrenimit nderkohe qe rrogat i marrim por nuk ka vend ne bote qe ecen me nje filozofi te tille sic ben Kryebashkiaku i Tiranes.

Ne te kemi 3 fishuar fondin dhe nuk kemi keqardhje dhe prape do ta rrisim fondin per Tiranen megjithese ky eshte i vetmi kryeqytet qe ka ardhur ne fund te vitit pa buxhet te miratuar. Imagjinoni se nuk ka kaluar buxhetin e vitit te kaluar dhe proteston per buxhet. Nuk e ka kaluar se nuk ka transparence. Nuk kishim per ta bllokuar se ne nuk mund te bllokojme buxhetin qytetareve por nuk mund te linim Kocot qe ta avullonin buxhetin. Buxheti do te behet transparent sic behet ne Parlament. Pra transparenca eshte i vetmi problem qe ai ben protesta dhe kete ia them atij por edhe kryetareve te bashkive te PS-se qe i nenshtrohen ne nje menyre te verber nje njeriu.

Se sa te jete kjo qeveri ne pushtet nga buxheti qendror do te ndahet pjesa qe Keshilli Bashkiak ne autoritetin tij te plote do tua percaktoje qytetareve destinacionin e buxhetit si per rruge kanalizime ujesjelles shkolla dhe pjesen qe Kryetari i Bashkise do ta percaktoje per rroga. Urojme qe edhe buxheti i bashkive te perdoret sipas kritereve.

Kur erdhem ne pushtet premtuam qeveri te vogel dhe nuk e kishim kete qellim kunder askujt pervec interesit shpatullave kurrizit te qytetareve sepse keta rrogetare mbahen me djersen e tyre me taksat qe paguajne dhe paguajne takse per cdo gje. Por ne kete barre donim tua lehtesonim qytetareve shqiptare por nderkohe qe ne shkurtojme keta punesojne partite por partite nuk jane qendra ndermarrje.

Na del qe edhe kompania e menaxhimit te fushates se Partise Socialiste firmoset nga nenkryetari i bashkise. Pra nuk firmos z.Ruci nuk firmosin pergjegjesit e financave te Partise Socialiste por firmos z. Agolli sepse do te merren taksat e qytetareve. Nuk mund te pranojme qe nga buxheti qe ne japin per bashkine Partia Socialiste te marre kompani menaxhimi per te shpifur dhe trilluar gjithe diten kunder heqjes se vizave. Ne nuk mund te pajtohemi me kete. Kjo nuk eshte autonomi kjo eshte anarki dhe abuzivitet total. Imagjinoni sikur Zevendeskryeministri i vendit apo Ministri i Financave te firmoste per marre kompani te kontraktuara nga Partia Demokratike apo Levizja Socialiste per Integrim pasi kjo eshte nje vjedhje ne diten me diell dhe eshte me e pakonceptueshme. Ndaj dhe do te vihet rregull mbi buxhetin sa do te perdorin nga rrogat nga parate qe japin ne dhe te tjerat jane per qytetaret dhe do te jene ne menyre te vazhdueshme pasi eshte e paimagjinueshme qe ne japim para ndersa ai i shnderron ato ne rroga. Jua bera kete sqarim sepse po shpifin dhe trillojne se po u preket autonomia dhe organizojne protesta para parlamentit.


15/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›