KRUJE/ Dy aksidente ne superstrade, gjashte te plagosur rende
Dy aksidente me 6 persona te plagosur kane ndodhur dje brenda nje ore ne superstraden Fushe-Kruje-Lac. Aksidenti i pare eshte shenuar rreth ores 03:30 te mengjesit, ne afersi te fshatit Derven, kur 2 autovetura tip "Benz", jane perplasur me njera-tjetren dhe si pasoje kane mbetur te plagosur rende 4 persona te cilet jane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Sipas policise, aksidenti ka ndodhur per shkak te kalimit te normave te shpejtesise dhe terrenit rreshqites te krijuar nga reshjet e rena. Aksidenti i dyte ka ndodhur po ne kete superstrade, ne afersi te fshatit Luz, nje ore pas aksidentit te pare. Ne kete ngjarje jane perfshire nje autoveture me targa te huaja BG 920 LA tip "Audi" dhe nje autoveture tip "Wolksvagen", me targa te Matit, 25 22 A. Si pasoje kane mbetur te plagosur rende dy persona, qe jane transportuar drejt Spitalit Ushtarak per mjekim. Policia sqaron se shkak per kete aksident eshte bere shpejtesia e madhe me te cilin udhetonin dy automjetet.