E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja pas sherrit per kulloten, pranga 50-vjecarit

Bagetite e fqinjit i kane hyre ne kulloten e tij dhe kaq ka mjaftuar qe 50-vjecari nga fshati Podgorie i Korces te lere te vdekur bashkefshatarin. Konflikti ka nisur rreth ores 19:00 te se shtunes, kur bagetite e 60-vjecarit Reshat Hadri kane hyre ne kulloten e familjes Goroveci. Pas kesaj, dy vellezerit Ismail dhe Shefqet Goroveci, jane konfliktuar fillimisht me fjale e me pas grindja ka degjeneruar ne sharje dhe fyerje. Ka qene viktima Reshat Hadri, i cili ka qelluar me grusht njerin prej vellezerve, Shefqet Gorovecin. Ismail Goroveci nuk ka nguruar qe te qelloje me cifte 60 vjecarin Reshat Hadri, i cili ka vdekur ne spitalin e Pogradecit. Nuk ka kaluar as nje ore nga momenti i vrasjes dhe policia e Korces ka mundur te vendose ne pranga autorin e dyshuar te vrasjes, 50-vjecarin Ismail Goroveci. Dy vellezerit pas krimit jane fshehur ne shtepine e nje te afermi te tyre ne periferi te fshatit Podgorie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›