E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxhoranca ndryshon rregullat. Dosje per dekretet e Bamir Topit

Deputetet kerkojne me shume kontroll mbi procesin e zgjedhjes se Gjykatesve te Larte dhe atyre Kushtetues. Komisioni i Ligjeve do t’i kerkoje presidentit Bamir Topi qe emrat e te dekretuarve te shoqerohen me nje dosje te detajuar, per karrieren e gjykatesve, vendimet e tyre, kualifikimin e deri edhe notat qe kane marre ne shkolle.

• Gjykata Kushtetuese pa kryetar. Vladimir Kristos i mbaron mandati
“Duhet të na vihen në dispozicion ndoshta nga keshilltarët e komisionit ose strukturat e Kuvendit që të kemi një informacion më të plotë për secilin kandidat, jo vetëm të bazohemi tek CV-ja. Duhet të kemi një informacion më të mirë për secilin kandidat dhe të pregatitet ndoshta nga një dosje që do t’I shperndahet secilit anëtar të komisionit” tha deputeti demokrat, Dashnor Sula.

“Komision për të tillë kandidat nuk jep vetëm anën formale por edhe merirën e zgjedhjes së tyre” tha deputeti demorat, Viktor Gumi.

Me rrezimin e Vangjel Kostes si kandidat per ne Gjykaten Kushtetuese nisi nje debat i gjere per rolin e kuvendit ne perzgjedhjen e gjykatesve. Mazhoranca e djathte tha se e rrezoi Vangjel Kosten per shkak te nje vendimi politik gjate kohes se diktatures komuniste.

Menjehere ambasadori amerikan Withers, ai i OSBE-se Robert Bosh dhe personalitete te juridiksionit thane se nje vendim i tille ishte ne kundershtim me kushtetuten e vendit. Parlamenti nuk mund te hedhe poshte me arsye partiake, dekretet e presidentit edhe sipas 2 ish presidenteve, Bamir Topit dhe Rexhep Meidanit.

Nga ana tjeter Partia Socialiste nuk ka kerkuar respektimin e rolit te Presidentit por ka heshtur dhe vazhdon te heshte, pasi neser ne pushtet do te jene socialistet qe do te perfitojne nga keto procedura te kontrollit politik ndaj gjyqesorit.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e martë , 01 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›