KS, Jeremic: Dhuna në Veri, zgjidhja vetëm negociatat. Hoxhaj:Ju premtime boshe
NJU JORK - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nisi diksutimin sot për situatën në Kosovë. Në takim po shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit ë Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.
Ministri i Jashtëm i Serbise Vuk Jeremic në fjalimin e tij gjatë punimeve të këtij sesioni theksoi se situata në Veri nuk është përmirësuar, por përkundrazi, tha ai, janë rritur rastet e dhunës dhe krimit. Sipas Jeremic, situata në veri rrezikon paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“Është rrezik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Është një rrezik i vazhdueshëm për shkak të rritjes së dhunës dhe tensioneve. Përmirësimi i situatës është i ngadalshëm. Asgjë nuk është bërë më mirë pasi dhe trendi i dhunës po ndodh dhe numri i të kthyerve serbë në shtëpitë e tyre mbetet ende shumë i ulur”
Jeremic kujtoi se dhe vizita e Presidentit serb Borsi Tadic në Kosovë për Krishtlindje u prit me protesta e dhunë .
“Vizita e Tadic për Krishtlindje ku bëri thirrje për paqe u prit me protesta dhe sulme me gurë”.
Përkundër kritikave, Jeremic falenderoi EULEX për shumë raste gjykimi të cështjeve dhe UNMIK për mbrojtjen e popullatës në veri.
Ministri i Jashtëm serb theksoi se duhen pranuar rezultatet që Kosova veriore mbetet ende problem. “Në muajin dhjetor pati situata shumë të tensionuara. Ne në mënyrë pa ekuivok dënojmë dhunën dhe kërkojmë që të zgjidhen problemet me negociata pasi në Dhjetor situata eskaloi. Falenderojmë përpjekjet e UNMIK që siguroi veriun”.
Në raportin tremujor te sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon është shfaqur shqetësimi për situatën në veri të Kosovës ku vazhdojnë të mbeten të ngritura barrikadat e serbëve dhe pengesat për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Nga Kosova në takim merr pjesë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj. Siç raportojnë mediat në Kosovë, Hoxhaj në KS do të kërkojë mbështetje për shpërbërjen dhe largimin e strukturave paralele serbe nga veriu i Kosovës, si parakusht për paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e mori fjalën menjëherë pas Jeremic. Ai deklaroi se “vizoni i qeverisë së Kosovës është të ndryshojë politikat e konfliktit. Kosova është një demokraci shumë etnike”, tha ai, ndërsa shtoi se njohja nga më shumë shtete mbetet prioritet i qeverisë së Kosvës.
Duke folur në lidhje me dialogun teknik, Hoxhaj akuzoi Serbinë se nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sipas tij Serbia ka shkelur rezolutën 1244.
“Beogradi financon strukturat paralele në veri. Serbia të përmbahet me ndërhyrjet në Kosovë. Serbia të angazhohet plotësisht, të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë. Serbia të mos bëjë premtime boshe dhe nga ana tjetër të mos i zbatojë në terren. Serbia nuk i ka mbajtur premtimet e arritura në Bruksel. Qytetarëve të Kosovës i mohohet lëvizja në veri, pasi Serbia mban atje policinë e saj, ndërsa EULEX dhe KFOR nuk lejohen të kryejnë detyrën e tyre”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj tha më tej se, gjendja në veri do të përkeqësohet, nëse Serbia merr statusin kandidat në BE.
“Nëse Serbia merr statusin kandidat në BE pa hequr strukturat paralele pasojat do jenë afatgjata. Marrëveshjet e arritura nuk do të zbatohen nga pala serbe, duke lënë të hapur rrugën për konflikt”.
Ai shprehu ndër të tjera gadishmërinë e institucioneve të Kosovës, për t’i shkuar deri në fund një hetimi të pavarur e të gjithanshëm mbi akuzat e ngritura nga Dick Marty.
(d.b/e.n/m.a/BalkanWeb)