Qeveria 1 milion euro për promovimin e Kosovës në CNN
PRISHTINE-Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar një sërë propozim-vendime, midis të cilëve edhe atë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 1 milion euro për promovimin e Kosovës tek investitorët e huaj, në Agjencinë e lajmeve CNN.
Projekt-vendimi është miratuar me shumicë votash.
PRISHTINE-Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se kjo fushatë do të fillojë më 17 shkurt në katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Viteve të fundit, Kosova ka ndërmarrë një numër të fushatave promovuese. Pa marrë parasysh, këto kanë rezultuar me nevojën për vazhdimin e promovimit qoftë në nivelin politik, qoftë në atë të investimeve. Do të ketë për qëllim promovimin e potencialeve investive të Kosovës. Kjo fushatë do të fillojë më 17 shkurt në katër vjetorin e pavarësisë. Lidhur me këtë janë bërë edhe koordinimet e nevojshme me Ministrin e Financave”, ka thënë Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, ministri i financave, Bedri Hamza ka thënë se mjetet që nevojiten për financimin e këtij projekti do të sigurohen nga rezerva e Qeverisë dhe një pjesë e tyre nga MTI.
Nga ana tjetër ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka ofruar sqarime rreth raportit të Komisioni Evropian, i cili ka nxjerrë tokën e Kosovës si tokë të helmuar. Sipas tij, këtu nuk ka asnjë lloj paniku, duke shtuar se prodhimet e vendit janë cilësore, të sigurta dhe të shëndetshme.
Në rend të ditës, është miratuar edhe projekt-vendimi për fillimin e përgatitjeve për shpronësimin e patundshmërive të nevojshme për projektin e Brezovicës.
KS e OKB, Jeremic: Veriu, dhuna u shtua ne dhjetor. Apel, problemet zgjidhen me negociata. Hoxhaj: Serbia premtime boshe, s’zbaton marreveshjet me Brukselin.
(d.b/BalkanWeb)