E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS diskuton krizën në Libi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim urgjent për krizën në Libi.

Seanca ishte thirrur nga misioni i OKB-së në Tripoli, i cili ka denoncuar regjimin e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi.

Takimi ishte kryesisht procedurial për të përcaktuar nëse kërkesa e zëvendës misarit të Libisë në OKB, Ibrahim Dabashi, ishte legjitime. Dabashi i ka kërkuar Këshillit të veprojë ndaj krizës.

Këshilli ka vendosur të takohet sërish sonte në orën 21.00.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, tre nga pesë anëtarët e përhershëm të KS-së mbështesin kërkesën e ambasadorit të Libisë për të dënuar regjimin e Gadafit.

Por, Kina dhe Rusia kanë hezituar vazhdimisht të mbështesin ndërhyrjet e Këshillit në atë që ato e konsiderojnë çështje të brendshme të një vendi sovran.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›