E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e minatorëve, përkeqësohet gjendja

Në ditën e katërt të grevës së urisë, e cila zhvillohet 1400 metra nën tokë, në minierën e Bulqizës, 15 minatorë luftojnë më jetën. Sot minatorët kanë ndryshuar dy pika të kërkesës së tyre, tashmë ata nuk kërkojnë rritje me 20%, por me 40%.

Nga pamjet live që ofrohen në “Ora News”, shikohet mjafte qarte se gjëndja e minatorëve është rënduar tej mase, për shkak të lagështirës në thellësitë e nëntokës. Në mesditë, grevisti Mirdash Neziri është dërguar pa ndjenja në spital, ndërsa mjaftë prej grevistëve të tjerë kanë shfaqur shqetësime.

Të vendosur deri në fund, ata shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen me 40% të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›