NATO takim tëjashtëzakonshëmpër sulmin izraelit
BRUKSEL- Me kërkesë të Turqisë edhe NATO do të mbajë sot një takim të jashtëzakonshëm, pas sulmit të djeshëm izraelit kundër flotës së anijeve me ndihma, që ishin nisur për në Gaza, ku raportohet se humbën jetën më shumë se 10 aktivistë.
Zëdhënësi i aleancës, Xhejms Apathurai, tha se NATO-ja është “thellësisht e shqetësuar për humbjen e jetëve”, në ujërat ndërkombëtare.
Në biseda do të marrin pjesë ambasadorët e 28 vendeve anëtare të NATO-s.
Komandot izraelite sulmuan dje në mëngjes një flotë prej gjashtë anijesh që po bënte përpjekje për të kapërcyer bllokadën vënë Rripit të Gazës duke dërguar atje mijëra ton ushqime. Deri tani raportohen 10 aktivistë të vdekur dhe shumë të plagosur. Anijet u nisen nga gjiri i Qipros dhe mbartin 10 mijë tonë ndihma për Gazën e bllokuar.
(m.a/BalkanWeb)