E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, SHBA: Palët të ruajnë qetësinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehin shqetësimin e tyre lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ka qenë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner i cili deklaroi se SHBA-të u bëjnë thirrje të dyja palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprime që mund të nxisin përshkallëzimin e situatës.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin përpjekjet e KFOR-it e të EULEX-it për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë si të mallrave edhe të njerëzve në të dy anët e kufirit të Serbisë me Kosovën. Lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve është në interes si të Serbisë edhe të Kosovës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Toner, dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropaine. Në këtë kuadër çdo bllokim rruge vështirëson jetën e banorëve si në Kosovë edhe në Serbi”, theksoi ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›