E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç në Veri të Kosovës: Veprimet e sotme, të njëanshme

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviç ka mbërritur në Veri të Kosovës mbrëmjen e sotshme. Ai në një prononcim për agjencinë “Beta”, ka thënë se në bazë të një propozimi të BE-së, të cilin e posedon Beogradi, nuk parashihet që Policia dhe Dogana e Kosovës të jenë të pranishëm në Jarinjë.
 

“Veprimet e sotme janë plotësisht të njëanshme”, tha ai. Sipas Stefanotiç, për punën e doganave pritet të diskutohet në takimin e ardhshëm në Bruksel.
 

Më herët, nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijanciç, BE-ja i ka dhënë përkrahje të plotë operacionit të qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se EULEX-i po bashkëpunon dhe është në të dyja pikat kufitare dhe se Kosova është një njësi doganore.  “Është ky një hap i rëndësishëm nga i cili të gjitha bashkësitë do të kenë dobi. Jemi të përkushtuar për këtë dhe EULEX këtë e bënë në përputhje të plotë me mandatin e saj”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›