Thaçi, Jahjaga e Pacolli, në SHBA për Asamblenë e OKB-së

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se kryeministri Hashim Thaçi, Presidentja Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas ministrit Hoxhaj, agjenda për këtë delegacion të Kosovës është përgatitur ndërsa sipas tij do të zhvillohen takime të shumta me vendet që nuk e ka njohur Kosovën në përpjekje që ta bëjnë një gjë të tillë.