KS e OKB-se debaton për Kosovën
NJU JORK- Kosova dhe Serbia “përballen ” në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ku u diskutua raporti i OKB-së që i bën thirrje të gjitha komuniteteve të të punojnë së bashku për të normalizuar situatën në Kosovë.
Raporti, i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon dhe i paraqitur nga shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier, tha se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë vazhdon të jetë në statusin neutral dhe vazhdon të shkëmbejë informacione dhe të bashkërendojë punën e saj me UNMIK-un.
Në raport i cili mbulon periudhën nga 1 qershori - 15 shtator 2009 thuhet se situata në veri të Kosovës është ende e brishtë dhe mund të rrezikojë të destabilizojë pjesën tjetër e Kosovës.
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç u bëri thirrje shteteve anëtare të OKB-së për të pritur rezultatin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës.
Sa i përket zgjedhjeve komunale të planifikuara më 15 nëntor në Kosovën, Jeremiç tha se situata ishte "shumë keq", dhe që në rrethanat e tanishme votim ishte i paligjshme,njofton Zëri i Amerikës.
“Për fat të keq, legjitimiteti i tërë procesi zgjedhor ka humbur nga dështimi për t’u mbajtur brenda statusit neutral në kuadrin e Rezolutës 1244. Sipas raportit që kemi para nesh zgjedhejet nuk do të monitorohen nga OSBE, si dhe OKB nuk mund ti cerfikojë ato. Në rrethana të tilla, është thjesht e pamundur për ne që t’i mbështesim" tha Jeremiç.
Nga ana e tij Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni sulmoi Serbinë për mbështjetjen e vazhdueshme që i jep ajo strukturave paralele në Kosovë, si dhe për dekurajimin e komunitetit serb për integrimin e tij në jetën institucionale të Kosovës.
Në fjalën e tij Hyseni përmendi njohet e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Bankën Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ai shtoi se qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sa i përket zgjedhjeve lokale, Hyseni tha se të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë që zgjedhjet të zhvillohen në një mënyrë të lirë dhe demokratike.
Hyseni shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është plotësisht përgjegjës për organizimin dhe kryerjen zgjedhjet e 15 nëntorit.
“Janë bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar që këto zgjedhjet komunale të jenë të suksesshme dhe në përputhje të plotë me standardet e përcaktuara. Me 70 subjektet politike që janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, jemi të sigurt se kjo do të jetë një tjetër process zgjedhor demokratik, i lirë, dhe i ndershëm në Republikën e Kosovës, "tha Hyseni.
Ai tha se shpresonte se "Pjesëmarrja në zgjedhje të jetë e konsiderueshme” nga komuniteti serb në Kosovë, ndërsa shtoi se qeveria ishte e shqetësuar se Serbia po përpiqej të ndikonte që ata të mos marrin pjesë.
Për fat të keq, sic qartësisht mund të dëgjojmë sot, ka indikacione të qarta që qeveria e Repeublikës së Serbisë po bën krejt të kundërtën duke i bërë thirrje serbëve të Kosovës për të bojkotuar zgjedhjet," tha ai.
Nga selia e OKB-së mësohet se Zannier ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit se misioni paqeruajtës i OKB-së në Kosovë është "zënë ngushtë", mes perceptimeve të ndryshme të palëve të kundërta. Cka pengojnë përpjekjet e saj për të bashkuar shumicën shqiptare, pakicën serbe dhe grupet e tjera etnike.
“Veprimet nga Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të synojnë në forcimin e pozitave të tyre respektive ligjore para Gjykatës (Ndërkombëtare të Drejtësisë)," tha Zanier- duke shtuar se “si pasojë roli jonë, megjithëse ka qëllim nxitjen e zgjidhjeve pragmatike të problemeve ekzistuese, nuk ka qenë i lehtë për t’u luajtur,"
Ndërsa Serbia pret një rol të fuqishme të UNMIK-ut, autoritetet kosovare besojnë se puna e tij është bërë, tha ai.
Zanier tha më tej se një numër i udhëheqësve të komunitetit serb në jug të lumit Ibër kishin bërë thirrje hapur për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale.
“Duke vendosur mënjanë cështjen e statusit, besoj se nga pjesëmarrja e madhe në strukturat lokale të Kosovës mund të përfitojnë të gjitha komunitetet e Kosovës dhe të nxitet zhvillimi multi-etnik i institucioneve locale. Kjo çon në mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe inkurajimin e kthimit të njerëzve të shpërngulur," tha Zanier , duke bërë thirrje për "pragmatizëm dhe kompromis" për të ngritur plotësisht funksionimin e gjykatave dhe pikat doganore në veri të Kosovës.
"Edhe pse në përgjithësi situate mbetet e qëndrueshme gjatë kësaj periudhe të raportimit nga 1 qershor - 15 shtator, situata në veri të Kosovës mbetet një çështje shqetësuese, me potencial për të destabilizuar pjesët tjera të Kosovës, nëse nuk mbahen në kontroll," tha Zanier.
(s.g/BalkanWeb)