Rusia:Jo zvogëlimit të trupave të UNMIK në Kosovë
NJU JORK-Rusia beson se thirrjet e autoriteteve shqiptare në Kosovë për ti dhënë fund prezencës së OKB-së në rajon janë të rrezikshme dhe të papranueshme- ka deklaruar i dërguari i Rusisë në OKB, Vitali Curkin.
Autorietet e Kosovës përsërisin kërkesën e tërheqjes së forcave të UNMIK, të cilat operojnë në veri të Mitrovicës, në zonat veriore me popullsi serbe.
“Askush nuk ka të drejtë të pengojnë zbatimin e detyrave të UNMIK-ut, duke përfshirë detyrat për të ndihmuar sigurimin e standardeve demokratike në rajon të përcaktuar nga shoqëria ndërkombëtare," tha Çurkin në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai shtoi se Moska e konsideron të papranueshme kërkesën për të zvogëluar prezencën e UNMIK në Kosovë.
(s.g/BalkanWeb)