KS edhe një vit 22 mijë ushtarë në Kongo
Uashington - Paqeruajtësit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kongo edhe për një vit tjetër. Ky është misioni më i madh i Kombeve të Bashkuara në botë. Rezoluta e miratuar njëzëri kërkon nga trupat që prioritet t'i japin mbrojtjes së popullatës civile. KS ka dënuar ofensivën e fundit të rrebelëve teksa i ka dhënë edhe për një vit mandatin e qëndrimit në Kongo të 22 mijë ushtarëve dhe policive të saj.
Luftimet në lindje të Kongos eskaluan në gusht pas një ofensive të liderit të rrebelëve Loron Nkunda (Laurent Nkunda). Që atëherë janë dëbuar apo arratisur më tepër se 250 mijë njerëz.
Luftimet në lindje të Kongos eskaluan në gusht pas një ofensive të liderit të rrebelëve Loron Nkunda (Laurent Nkunda). Që atëherë janë dëbuar apo arratisur më tepër se 250 mijë njerëz.