Egjipti ndërhyn në konfliktin Izrael-Hamas
Kajro - Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit dhe përshkallëzimi që ka patur gjatë dityëve të fundit, ka detyruar Kajron zyrtare që të ndërhyjë për të zbutur situatën. Presidenti egjiptian Hosni Mubarak (Hosni Moubarak) ka ftuar kështu Ministren e Jashtme të Izraelit, Cipi Livni (Zipi Livni) për këshillime në Kairo, ku në qendër të bisedimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit dhe rrugët e dialogut për ti dhënë fund kësaj situate. Takimi pritet që të zhvillohet të enjten. Lajmin e ka konfirmuar sqaroi ministria e jashtme në Jeruzalem, ku theksohet se pas presionit të ushtruar nga Egjipti, Hamasi radikal-islamik u shpreh i gatshëm për një armëpushim njëditor.