KS i OKB-së i bën dy Koreve thirrje për paqe
Këshilli i Sigurimit i OKB-së apeloi tek Koreja e Veriut dhe e Jugut që të mos ashpërsojnë edhe më shumë tendosjet politike.
Instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësimin për pasojat e fundosjes së një anije luftarake jug-koreane, gjë që mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin e Koresë.
Hetuesit ndërkombëtar kishin ardhur në përfundim se anija "Cheonan" është fundosur si pasojë e goditjes së një torpedoje, e shkrepur nga një nëndetëse e Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut hedh poshtë këto akuza.
Koreja e Jugut ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit një përgjigje adekuate për incidentin, i cili në fund të marsit u kushtoi me jetë 46 marinarëve jug-koreanë.