Dhunë e re në Meksikë
Së paku 56 persona, mes të cilëve edhe 27 oficerë të policisë, kanë humbur jetën pas përleshjeve, që kanë ndodhur në tri shtete të Meksikës gjatë dy ditëve të kaluara.
29 persona u vranë sot në një burg, në shtetin veriperëndimor Sinola, pasi dy banda droge rivale u përleshën me njëra tjetrën. Policia po heton mënyrën e futjes së armëve në burg.
Ndërsa në shtetin perëndimor të Michoacan u vranë 12 oficerë të policisë, pas një kurthi të ngritur nga banditët e drogës tepër të fuqishëm në këtë shtet.
Dita e sotme ishte një tjetër ditë e përgjakshme, pas ditës së hënë, kur humbën jetën 15 policë nga përleshjet me një bandë droge në shtetin e Chihuahuas.
Kriminelët e drogës i vranë policët pasi iu bënë pritë.
Zyrtarët njoftojnë se të paktën 23 000 persona kanë humbur jetën që nga dhjetori i vitit 2006, si pasojë e dhunës së shkaktuar nga kriminelët e drogës.