E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina planifikon të investojë në Greqi

Kina është duke planifikuar investime të mëdha në Greqinë e goditur nga borxhet. Sipas gazetës “Financial Times”, Kina planifikon të investojë miliarda euro në projekte të transportit, logjistikës dhe në aeroport.

Marrëveshjet pritet të nënshkruhen të martën, gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit kinez, Zhang Dejiang, në Athinë.

Athina synon të tërheqë investime nga vendet me fonde të mëdha, siç është Kina, në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›