KS i OKB-së, liron asetet e ngrira të Gadafit

Këshilli Tranzitor po përgatitet të marrë përsipër drejtimin e pushtetit në Libi. Këshilli i Sigurimit të OKB-së, miratoi lirimin e aseteve të ngrira të regjimit të Gadafit.
Zëdhënësi i Këshillit Tranzitor, Mahmud Xhibril gjatë takimit me kryeministrin italian Silvio Berluskoni ka marrë premtimin se Italia do të lirojë 350 milionë euro. Po ashtu edhe shtete të tjera, ku janë ngrirë asetet e Gadafit duan të ndjekin këtë shembull. Sipas të dhënave të diplomatëve të Kombeve të Bashkuara në mbarë botën, të ngrira janë rreth 20 miliardë euro asete të regjimit të Gadafit.
“Vendi do të ketë nevojë për rreth katër miliardë euro për të financuar fazën e parë kalimtare”, tha Xhibrili.
Këto para janë urgjentisht të nevojshme jo vetëm për të përmirësuar gjendjen humanitare por edhe për të vënë në funksion nxjerrjen e naftës e cila është paralizuar në pjesë të madhe.