E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, valë e re protestash kundër regjimit

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Sirisë në vazhdën e protestave kundër regjimit. Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë penguar demonstratën në qytetin Deir Ezor, ndërsa në periferi të Damaskut kanë hapur zjarr ndaj protestuesve.
 

Protestat e reja vijnë një ditë pasi të dërguarit e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kanë bojkotuar bisedimet për sanksione mbi regjimin sirian. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë mbi 2,000 njerëz që nga muaji mars, kur edhe kanë shpërthyer protestat anti-qeveritare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›