Shpërthimi në Nigeri, Ban Ki Moon dënon autorët e sulmit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka dënuar autorët e sulmit në Nigeri, ku mbetën të vrarë 18 persona. Ai ka deklaruar se numri i të vdekurve është i lartë dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave. Po ashtu ai ka deklaruar se ende nuk dihen autorët e sulmit.
Shpërthimi me bombë ka ndodhur ditën e sotme në selinë e OKB-së në kryeqytetin nigerian Abuja. Shërbimet e emergjencës kanë lëvizur kufomat, ndërkohë që një numër i madh personash të plagosur janë dërguar në spital. Militantët islamikë kanë kryer së fundmi sulme të shumta në qytet, por deri tani atentati i sotëm nuk është marrë ende përsipër nga askush.