E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS seansë të posacme për Kosovën në 22 janar

KOSOVE- Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë në një seancë të posacme situatën në Kosovë. Data për seancën është caktuar më 22 janar. Kina ka presidencën e radhës së KS për muajin janar. Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Xhang Jeshua tha se: “Kosova mbetet çështje e rëndësishme për Këshillin e Sigurimit”. Më 22 janar do të shqyrtohet raporti i rregullt i kreut të misionit të KB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, një raport që është bërë traditë të jepet cdo tre muaj para ambasadorëve të vendeve të KS. Mbledhja e fundit kushtuar Kosovës u mbajt më 15 tetor. Në këto mbledhje Prishtina ka kërkuar vazhdimisht që roli i UNMIK në Kosovë të drejtuar nga Lamberto Zanier të marrë fund pasi është i panevojshëm. Ndërsa Kosova rendit arritjet si shtet i pavarur, Serbia e përdor këtë mbledhje të KS si tribunë për të bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën të mos e marrin këtë hap.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›