E Diel, 1 Nëntor 2026

Fierza rritet me 2 cm/orë, Stojku: Nuk rrezikohet çarja e digave

TIRANE- Niveli i Fierzës vazhdon të rritet pavarësisht shkarkimeve dhe nivelit të lartë të energjisë. Niveli i ujit në liqen ka arritur në 292.4 metra , duke qenë më pak se 4 metra larg kapacitetit maksimal. “Fierza tani rritet me 1 deri në 2 centimetra në orë. Është një situatë që po shikohet në mënyrë të kujdesshme. Nëse situata do të përkeqësohet në ditët e ardhshme unë mendoj që mund të rriten shkarkimet.” theksoi Stojku. “Prurjet në Fierzë tani janë 150 metër/kub në sekondë, pra janë thuajse dyfishi me mesataren e ditës së djeshme. Në Koman janë 700 metër/kub në sekondë dhe në Vaun e dejës janë 400. Sigurisht në këto kushte ne kemi shtuar prodhimin dhe shkarkimet. Jemi duke u përpjekur të kontrollojmë situatën. Prurjet janë të disiplinuara” shpjegon Ministri i Energjetikës Prifti. Drejtuesit e sistemit energjetik deklarojnë se sistemi është në gadishmëri të plotë dhe se hidrocentralet janë vënë në punë me të gjitha turbinat. Prodhimi vendas ka arritur në 26 milionë kilovat/orë në ditë ndërkohë që eksporti vazhdon në nivele të larta. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›