Përmbytjet, MB: Janë evakuuar 2500 persona

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se deri në orën 13:00 nga zonat e përmbytura në veri janë evakuuar 2500 persona. MB njofton s eevakuime masive po kryhen në fshatra të Komunës Gur i Zi dhe në Komunën Dajç, ku janë vënë në dispozicion 15 mjete të Ministrisë së Mbrojtjes. "Deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura nga përmbytja rreth 2500 persona", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministri i Brendshëm Basha, ministri i Mbrojtjes Imami dhe anëtarët e komitetit ndërministror vijojnë të jenë në terren në kontroll të situatës dhe për koordinimin e veprimeve.
Ndërkaq Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka garantuar për kontrollin e plotë të sigurisë dhe për mbështetjen për procesin e evakuimit të banorëve.