E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS shtyn mbledhjen për EULEX, më 11 nëntor

 

NJU JORK- Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, kushtuar misionit civil të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) - që pritej të mbahej në fund të kësaj jave - është caktuar më 11 nëntor. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të OKB-së.
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic tha se shtyrja ndodhi pasi “nuk janë plotësuar kushtet e Serbisë në lidhje me konfigurimin e UNMIK-ut”.
Ai u shpres se deri më tani nuk është arritur një marrëveshje për plotësimin e kushteve të Serbisë për misionin EULEX në Kosovë – dhe përsëriti frazën tashmë të njohur serbe se, “ky mision nuk mund ta zbatojë planin e Ahtisaarit, duhet të jetë neutral ndaj statusit, dhe se, duhet të ketë miratimin eksplicit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku do të bëhet fjalë edhe për rikonfigurimit e UNMIK-ut, pritet të marrin pjesë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, dhe homologu i tij serb, Vuk Jeremic.
Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim pritet të vazhdojnë bisedimet intensive në relacionin Bruksel-Neë York-Beograd-Prishtinë, për reformimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›