Scheffer në Prishtinë: Do mbështesim Forcën e Sigurisë
PRISHTINE- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, deklaroi dje mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila do të formohet pas shpërbërjes së TMK-së.
Sipas tij, NATO do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë në pajtim me Rezolutën 1244. Scheffer, i cili ndodhej dje në Kosovë duke folur për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, u shpreh se cilido kandidat që do të zgjidhej President nuk do të ndryshonte politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropën. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Scheffer vizitoi dhe trupat e KFOR-it, si dhe zhvilloi takime me udhëheqës të Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)