KS te OKB-se nuk do te beje mbledhje te hapur per Kosoven

Sipas gjykimit te Kombeve te Bashkuara gjendja ne Kosove eshte aktualisht e qete por e paqendrueshme. Aksioni i ushtareve te KFOR-it e ka stabilizuar disi situaten tha dje ne Keshillin e Sigurimit zevendessekretari i pergjithshem pergjegjes per misionet helmetkaltra Alain Le Roy. Vec kesaj eshte shenje e mire qe udheheqesit politike te te dyja paleve kane bere thirrje per permbajtje tha Le Roy. Megjithate gjendja mbetet shperthyese vijoi ai.
Keshilli i Sigurimit nuk do te mbaje sot mbledhje te jashtezakonshme te hapur ne lidhje me konfliktin kufitar midis Kosoves dhe Serbise. Pas keshillimesh te gjata me dyer te mbyllura mbi incidentet e fundit shumica e pesembedhjete anetareve te Keshillit e refuzoi dje nje kerkese perkatese te Serbise. Rusia u perpoq me kot te arrinte nje mbledhje te jashtezakonshme me debat te hapur gjate se ciles planifikohej ti jepej fjala ministrit te jashtem te Serbise Vuk Jeremi.
Jeremici do te dergoje deklarate me shkrim
Jeremi i cili kishte udhetuar enkas ne Nu-Jork shprehu moskuptim per vendimin. Me ate qe ka Serbia per te thene mund te pajtohesh pse jo. Se paku eshte ceshtje korrektese qe te na degjojne tha ministri i jashtem serb. Ai paralajmeroi se do te kthehet ne Nju-Jork per mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Kosoven ne muajin gusht. Deri atehere qeveria e tij do ti dergoje Keshillit nje qendrim me shkrim tha Jeremici. Duke pasur parasysh gjendjen e tendosur ministri shtoi Shpresoj qe nuk do te na duhen mbledhje urgjente.
Me pare Jeremici ishte takuar me sekretarin e pergjithshem te OKB-se Ban Ki Monn. Sipas nje zedhenesi te OKB-se ky i fundit u beri thirrje te dyja paleve qe ti zgjidhin mosmarreveshjet e tyre me rrugen e bisedimeve. Gjermania e drejton kete muaj Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Ambasadori i Gjermanise ne OKB Peter Wittig i pati ofruar Jeremiit nje takim personal i cili u zhvillua dje. Ne lidhje me permbajtjen nuk u be e ditur asgje.
Autor Elert Ajazaj ap afp dpa
Redaktoi Auron Dodi