Nga mosmarreveshjet mes Kosoves dhe Serbise perfiton Mali i Zi

Nga qeveria e Malit te Zi eshte njoftuar zyrtarisht se se shpejti pritet normalizimi i marredhenieve tregtare midis Serbise dhe Kosoves. Ne interes te te gjithe rajonit eshte qe te kete shkembim te lire te mallerave dhe sherbimeve ne frymen e marreveshjes CEFTA theksojne zyrtaret malazeze.
Megjithate autoritetet malazeze shtojne se biznesmenet ne vend sigurisht qe nuk do te rrine duarkryq por do te perpiqen te kapin mundesine e ofruar. Kjo per faktin se Mali i Zi ka nje pozite shume te favorshme gjeografike ndaj Serbise dhe Kosoves si dhe marredhenie te mira politike dhe ekonomike me te dyja vendet.
Analisti Dritan Abazoviq thote per Deutsche Wellen se mundesia per nje pune te mire eshte ofruar vetvetiu dhe se ajo nuk ben qe te leshohet
Kjo eshte per fat te keq keshtu nuk mund ti lind dielli dikujt pa i perenduar tjetrit. Mendoj se nga e gjithe kjo Mali i Zi mund te nxjerre perfitime. Sic e dijme nje pjese e madhe e tranzitit ne drejtim te Kosoves zhvillohet permes Malit te Zi. Ky vend i cili e ka njohur Kosoven dhe ka vendosur lidhje te mira me udheheqjen kosovare me ne fund ka filluar te ndieje me shume perfitime.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Podgorica kryeqytet i Malit te Zi
Shtigje te rrahura te kontrabandes
Gazetari i te perjavshmes se pavarur Monitor Tufik Softiq thote se embargoja e mallrave qe Prishtina i ka vendosur Beogradit do te rrit jo vetem shkembimin ekonomik ne mes te Malit te Zi dhe Kosoves por edhe kontrabanden nderkufitare.
Keshtu keto kanale te paligjshme te kontrabandes te cilat kane ekzistuar ne mes te Serbise dhe Kosoves tani mund te ndryshojne kahjen dhe ato mallra te kalojne permes Malit te Zi perkatesisht shtigjeve te zakonshme te kontrabandes ne kufi me Kosoven. Ato jane shtigje te rrahura rruge te shkelura te cilat nuk jane te panjohura per policine. Por kjo kontrabande nuk eshte nderprere perkunder te gjitha premtimeve dhe perpjekjeve e aktiviteteve per parandalimin e saj.
Softiq thote se kontrabanda me mallra fitimprurese eshte shtuar ditet e fundit dhe kriminelet nga te dyja anet e kufirit kane bashkepunim te perkryer.
Jane hapur disa rruge te reja sidomos ne kete periudhe verore neper rajonet malore. Permes ketyre rrugeve kalon droga kafeja cigaret nafta dhe armet. Keshtu qe me besoni si te them konfliktet kombetare si keto tani ne mes te serbeve dhe shqiptareve ne Kosove nuk ndikojne fare negativisht ne bashkepunimin e mire ne mes te grupeve kriminale te serbeve dhe shqiptareve nga Serbia dhe Kosova nenvizon Softiq.
Autor Mustafa Canka / Esat Ahmeti
Redaktoi Auron Dodi