"KS te qartesoje se pavaresia eshte ceshtje e kryer"
Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves ne opozite, Bajram Kosumi, pret qe Serbia dhe Rusia te perserisin qendrimin kunder pavaresise se Kosoves dhe vendosjes se misionit te Bashkimit Evropian. Ish-kryeministri kosovar thote se, pavaresisht kundershtimeve te Beogradit dhe Moskes, Keshillit te Sigurimit duhet t'i behet e qarte se pavaresia e Kosoves eshte ceshtje e kryer dhe se UNMIK-ut duhet te largohet dhe t'ia leshoje vendin misionit evropian. Nga ana tjeter, nje perfaqesues i serbeve ne veri te Kosoves, Nebojsha Jovic, thote se pret qe Keshilli i Sigurimit te qartesohet ceshtja e pranise civile nderkombetare ne Kosove. Ai shprehet kunder zvogelimit te misionit te UNMIK-ut dhe vendosjes se misionit te Bashkimit Evropian. Ne seancen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se merr pjese edhe ministri i jashtem Serb, Vuk Jeremic.