Prokuroria Plagosja e Lufit aksidentale
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit prej disa ditesh ndodhet ne pritje te perfundimit te akt-ekspertimeve te ndryshme te ngjarjes se 5 janarit 2011 ku pas konsumimit te tepert te alkoolit djali i deputetes se Partise Socialiste Arta Dade shtetasi Besnik Dabulla qelloi me arme aksidentalisht shokun e tij shtetasin Edrin Lufi i njohur si nipi i ish-kryeministrit komunist Adil arcani.
Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzes mesohet se prokurori i ceshtjes per te ankimuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet e cila i caktoi masen e sigurise arrest shtepie per te dyshuarin Dabulla ndodhet ne pritje te perfundimit te raporteve te Institutit te Policise Shkencore dhe asaj te Mjekesise Ligjore.
Jemi ne pritje te perfundimit te akt-ekspertimit te vendit te ngjarjes mekanizimit shperthyes ekspertimit balistik etj etj nga Policia Shkencore si dhe perfundimin e raportit te Mjekesise Ligjore per plagen e shtetasit Edrin Lufi dhe analizat e gjakut te ketij te fundit dhe te arrestuarit Dabulla.
Nese percaktohet qe shkrepja e armes ka qene aksidentale nuk do te ankimojme vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare. Nese rezulton e kunderta dhe krimi eshte kryer me vetedije atehere do te ankimojme vendimin pasi afati eshte 10 ditor-thane burimet zyrtare te prokurorise se kryeqytetit.
Gjithashtu ata sqaruan se arma nga e cila ka mbetur i plagosur nipi i ish-kryeministrit arcani ndodhej ne folene e deres se shoferit nga ku Dabulla mendohet se e ka marre dhe ka bere shkrepjen aksidentale duke plagosur Lufin. Pervec kesaj per prokurorine nuk eshte shqetesim mos gjetja e armes se tipit pistolete nga e cila eshte bere shkrepja per te ngritur akuzen e plagosjes apo armembajtjes pa leje pasi kemi pasojat.
Ngjarja per te cilen akuzohet djali i deputetes se PS-se shtetasi Dabulla ka ndodhur mbremjen e dates 5 janar ne makinen e ketij te fundit ku sipas tij pa dashje ka shkrehur armen duke plagosur ne barke shokun e tij Edrin Lufi te cilit i jane demtuar vetem disa inde dhjamore. Vete i plagosuri ka kerkuar nga policia dhe prokuroria mos te ndiqet penalisht shoku i tij Dabulla per ngjarjen pasi gjithcka ka qene aksidentale.