E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rikthen ne KMSH te shkarkuarit nga Selim Muca

/ /

Sipas vendimit te shpallur pak dite me pare nga gjyqtarja Manjola Bejleri vendimet qe kane shkarkuar Ali Hallacin Betim Trucin Bujar Topciun dhe Ilir Vokshin nga detyrat e meparshme ne kryesine e KMSH-se konstatohen absolutisht te pavlefshme. Gjithashtu gjykata kerkon kthimin e tyre ne vendet e meparshme. Togat e zeza te gjykates pranuan padine e ish-anetareve Ali Hallaci Betim Truci Bujar Topciu dhe Ilir Vokshi kunder Komunitetit Mysliman te Shqiperise te depozituar ne gjykate ne tetor te vitit 2010. Sipas dokumentit gjykata ka vendosur Pranimin e kerkese-padise konstatimin e pavlefshmerise absolute te Vendimit Nr.12 dhe Nr.13 te dates 15.09.2010 te Kryesise se Komunitetit Mysliman te Shqiperise te Vendimit dt. 18.09.2010 te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme. Paditesit Hallaci Truci Topciu dhe Vokshi u shkarkuan nga detyrat e meparshme pak dite pasi ata kishin pezulluar nga detyra kryetarin e KMSH-se Selim Muca. Ishte pikerisht ky veprim qe ndezi situaten ne rangjet drejtuese te KMSH-se shtatorin e vitit te kaluar. Ne ditet e para te ketij shtatori paditesit deklaruan se kishin organizuar nje mbledhje te jashtezakonshme te kater anetareve te kryesise te KMSH-se dhe te kryesise se Keshillit te Pergjithshem. Pas kesaj mbledhjeje ata pretenduan se me shumicen e nevojshme kishin pezulluar nga detyra e kreut te KMSH-se Selim Mucen. Tensioni vijoi edhe ne ditet pasardhese ndersa ne 15 shtator kryesia e KMSH-se shkarkoi nga detyra komplotistet. Ndersa tri dite me pas Keshilli i Pergjithshem u mblodh ne ambientet e Medresese ne kryeqytet ku u rikonfirmua Selim Muca si kreu i KMSH-se si edhe u shkarkuan Hallaci Truci Topciu dhe Vokshi.

Te shkarkuarit

Betim Truci
Ilir Vokshi
Ali Hallaci
Bujar Topciu

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›