Lotari e rreme 3 te huaj ne hetim
Te akuzuarit dyshohet se me ane te nje lotarie te rreme kane mashtruar nje grua nga Tirana duke i vjedhur mese 3 mije paund. Ngjarja eshte denoncuar nga shtetasja A. uko e cila ka transferuar 3203 paund ne adrese te menaxherit te Nokia-s James Roland pas premtimit se do te merrte nje pako brenda pak ditesh me shumen 600 mije paund. Policia e Tiranes tha dje zyrtarisht se ka nisur procedim penal ne gjendje te lire ndaj James Roland menaxher i Nokia Corporation Agata Wasik punonjes i bankes HSBC dhe menaxherit te kesaj banke Stephen Green te tre banues ne Londer. Ata akuzohen se kane mashtruar shtetasen shqiptare me banim ne Tirane A. uko sikur ishte fituese e nje llotarie fiktive. Burime nga policia thane se me 20 janar 2011 ukos i eshte komunikuar nepermjet nje sms-je se eshte fituese e lotarise se kompanise Nokia me vlere 600 mije paund. Mesazhi ne celularin e saj ishte derguar nga nje numer me prefiksin e Anglise dhe vec te tjerash kishte edhe nje adrese e-maili dhe numer telefoni ku fituesja duhej te interesohej per te dhenat e tjera. Teksti i mesazhit telefonik ishte i shkruar ne gjuhen angleze gjithashtu edhe numrat e kontaktit per shpjegime te metejshme me organizatoret mbanin prefiksin e Anglise 0044. Urime Kompania NOKIA ju ka perzgjedhur si fitues te shorteut te madh prej 600.000 paund. Per cdo sqarim ju lutemi te kontaktoni me ne ne adresen e e-mailit dhe ne numrin e telefonit ky ishte teksti i mesazhit qe i ka mberritur ne telefon A. ukos. Pasi ka kontaktuar nepermjet e-maileve ne adresen e ardhur me sms ajo ka transferuar ne Angli shumen prej 3203 paund qe i ishte kerkuar shume e cila tashme rezulton e vjedhur nga tre shtetasit angleze per te cilet ka nisur procedimi penal. Qe ne muajin prill te vitit te kaluar Policia e Shtetit nisur nga dhjetera raste denoncimesh per mashtrim paralajmeroi shtetasit shqiptare qe te mos josheshin nga mesazhe qe vinin ne celularet e tyre qe i shpallnin fitues lotarish me cmime te medha. Ne deklaraten per shtyp te dates 1 prill 2010 Drejtoria e Pergjithshme e Policise shprehej se personat e mashtruar kane bere kallezime por pasi kishin nisur me DHL e numra llogarie sipas udhezimeve qe u vinin me sms apo e-maile shuma te konsiderueshme parash. Madje Sektori i Krimeve Kompjuterike ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise nisi nje hetim te permasave te medha qe shkon edhe jashte kufijve te Shqiperise.
NE HETIM
1. James Roland banues ne Londer me detyre menaxher i Nokia Corporation
2. Agata Wasik banues ne Londer punonjes ne HSBC Bank
3. Stephen Green banues ne Londer me detyre menaxher i HSBC Bank
ETLEVA DELIA