E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasimis: Minoriteti grek, promotor per integrimin e Shqiperise ne Evrope

Zevendesministri i Jashtem i qeverise se Greqise, Thodhoros Kasimis, i shoqeruar nga ambasadori shqiptar ne Athine, Vili Minarolli, ka zhvilluar dje nje tur takimesh ne rrethin e Gjirokastres. Programi i vizites se zevendesministrit Kasimis, perfshinte perurimin e disa projekteve te zhvillimit te realizuara me fondet e Ministrise se Jashtme Greke ne komunat e Dropullit te Siperm, Dropullit te Poshtem dhe komunen e Lunxherise ne rrethin e Gjirokastres. Keto projekte jane pjese e financimit me vlera 600 mije euro qe ministria e Jashtme e Greqise ka bere per ndertimin e 36 rrugeve, urave, ujesjellsave etj ne rrethet e Sarandes dhe Gjirokastres. "Besoj se nuk kane qene asnjehere kaq te mira marredheniet shqiptaro-greke, nuk jane vetem institucionale por jane vellazerore", tha Kasimis. "Ne, ka vijuar ai, mbeshtetem integrimin e Shqiperise ne NATO, mbeshtesim integrimin ne Evropen e Bashkuar. Dua te theksoj se ne 10-vjecarin e fundit shoh nje zhvillim shume te madh ne Shqiperi". Ai ka nenvizuar se, ne besojme se minoriteti grek ne Shqiperi perben promotorin e Shqiperise per integrimin e saj ne Evrope. Ne lidhje me zhvillimet me te fundit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Kasimis ka pohuar se ato jane zgjedhje te kesaj partie. "PBDNJ-shi, eshte nje parti politike nderkohe qe minoriteti grek ne Shqiperi per ne eshte dicka me shume dhe ne qoftese keto zhvillime behen per te pasur nje gjendje te mire te ketij minoriteti, atehere do te ishte dicka e mire", ka pohuar Kasimis. B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›