Vizat, Meta: U godit qeveria klienteliste
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, komentoi diten e djeshme raportin kritik te KE per liberalizimin e vizave, duke thene se mori goditje, qeverisja klienteliste dhe e papergjegjshme e Berishes. "Nuk ka goditje me te qarte per menyren klienteliste, sesi eshte mesuar te punoje Berisha, sesa pergjigja e Bashkimit Evropian, qe eshte ceshtje standardesh dhe jo ceshtje lobingjesh politike apo promovim interesash korruptive, sikurse nuk kane munguar rastet e tilla me elemente edhe te komunitetit nderkombetar", reagoi ish-kryeministri Meta. Ai garantoi qe brenda nje viti do te plotesojne te gjitha standardet per liberalizimin e plote te vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. "Dhe deri ne fund te ketij viti, do te heqin vizat me te gjitha vendet e rajonit", premtoi Meta.