KSHH: Zgjedhjet nuk arritën standardet ndërkombëtare
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 29 qershorit thekson se, “ky proces nuk arriti standardet ndërkombëtare”. Kryetarja e KSHH-së, Aurelia Anastasi, në këto zgjedhje u shënuan disa shkelje. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson në raportin e tij se në shumë raste pati votim familjar, dhe se ai u tolerua nga komisionet e qendrave të votimit. Rastet e votimit familjar u konstatuan në Korçë, Kukës, Durrës e Fier”, tha Anastasi. Për sa i përket rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raport kritikohet kryetari i saj Arben Ristani. “Ky institucion nxitoi në shpalljen e rezultateve dhe kryetari i saj për marrjen e disa vendimeve joprofesionale dhe politike”, tha Anastasi. Sipas raportit, “ndërhyrjet ose deklaratat e anëtarëve të KQZ-së, sidomos të kryetarit të tij, mendojmë se: në disa raste ishin jo profesionale, por të politizuara, gjë që binte ndesh me funksionin që atyre u ka ngarkuar ligji. Votimi për disa çështje nga më të rëndësishmet dhe më delikatet, (4 pro 3 kundra), krijoi përshtypjen e bazuar se zbatoheshin qëndrime të natyrës partiake të maxhorancës dhe opozitës”. “KSHH e konsideron shkelje të rëndë të ligjit refuzimin nga ana e shumicës në KQZ të kërkesave të dy anëtarëve të saj për të marrë prova të reja, ose për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara, përkatësisht sipas nenit 136 pika 3 dhe nenit 138 pika 3 të Kodit Zgjedhor”, tha Anastasi.
Neni 29
Zgjedhjet, nuk u arritën standardet e sanksionuara në kartën e Kombeve të Bashkuara, dokumentet ndërkombëtare të Kopenhagenit
Zgjedhjet eliminuan fenomenin e Dushkut
Në disa qendra votimi u vu re votim familjar
KQZ nxitoi në shpalljen e rezultateve dhe kryetari i saj për marrjen e disa vendimeve joprofesionale dhe politike
Votimi për disa çështje nga më të rëndësishmet dhe më delikatet, (4 pro 3 kundra), krijoi përshtypjen e bazuar se zbatoheshin qëndrime të natyrës partiake të maxhorancës dhe opozitës