E Diel, 1 Nëntor 2026

KSHH-ja tur takimesh ne veri te vendit

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nisur një tur takimesh në zonën veriore të Shqipërisë për t'u njohur me problemet e zonës. Takimi në Pukë ashtu si dhe në Kukës e Burrel u fokusua në shqetësimin se Qeveria nuk po mendon për zonat veriore. KSHH-ja foli edheper mungesen e informacionit për të aplikuar në projektet e nxitjes së punësimit. Projekte te parashikuara nga ministria e Punes, ku jane te perfshira subjektet private per trajnimin e klasave ne nevoje dhe pergatitjen e tyre per te qene te afte per pune.

Lidhur më të drejtat e njeriut nuk u la pa përmendur gjendja qe sipas KSHH-se eshte jo normale e dhomave të shoqërimit në komisariatet e policisë. Nga ky takim rezultoi se çdo familje në zonën veriore ka një anëtar të saj emigrant, shumica prej të cilëve jane pa dokumentacionet e nevojshme. Përfaqësuesit e shoqërive civile, te kësaj tryeze të rrumbullakët te zhvilluar nga KSHH-ja kërkuan një prani më të madhe të kësaj organizate në zonën veriore duke theskuar se në këto zona nuk mungojnë dhe rastet e shkeljes së të drejtavetë njeriut edhe nga institucionet shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›