Investimet publike, rrezik per rritjen e inflacionit
Kostoja e jetesës është rritur dhe si pasojë ka sjellë rritje të inflacionit. Por jo vetëm rritja e çmimeve përbën rrezik për rritjen e inflacionit, tani edhe investimet publike në shkolla, rrugë dhe spitale përbëjnë rrezik për rritjen e mëtejshme të tij. Këtë fakt e ka vënë në dukje guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në parlament gjatë prezantimit të raportit për vitin 2007. Duke analizuar rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës në vend, deputetët e opozitës dhe mazhorancës kanë kërkuar që Banka e Shqipërisë dhe Qeveria të ndërhyjnë për të ndihmuar me financime bujqësinë. Në këtë mënyrë do të rritet prodhimi vendas bujqësor, do të minimizohen efektet që vijnë nga kriza botërore e ushqimeve dhe do të frenohet deri diku rritja e çmimeve.
Bujqësia është aktualisht sektori më pak i kredituar nga bankat. Për fermerët jepet vetëm 1.2 përqind e totalit të kredisë që bankat lëvrojnë biznesin. Nga ana tjetër, bujqësia është aktualisht sektori i vetëm që mund të ndikojë në frenimin e rritjes së çmimeve një shtrenjtësim që sipas Bankës së Shqipërisë do të vazhdojë për një periudhë afatmesme e ndikuar nga kriza botërore