E Diel, 1 Nëntor 2026

Në KRRT, tre projekte për "fytyrën" e re të kryeqytetit

 

Keshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës po  merr në shqyrtim projektet për sheshin Skënderbej, për zonën përballë Parlamentit dhe për zonën e Liqenit Artificial. Projekti i parë u prezantua nga studioja nga Brukseli 51N4E për sheshin Skenderbej, ku projekti permban edhe ndertimin e nje piramide. Përveç studios së Brukselit, në KRT paraqiti punen e vet edhe studioja e arkitektëve hollandezë 'Vini Mas'. Ata kanë dy projekte një për zonën e Liqenit Artificial dhe një për zonën përballë parlamentit ose siç njihet me emrin 'Toptani City'.

Liqeni artificial sipas projektit duhet të ketë formën e një shkëmbi mozaik dhe duhet te kete nderhyrje te forta te rrugët për të rregulluar çështjen e parkimit.

Projekti për zonën përballë parlamentit parashikon ngritjen e një kompleksi 8 katësh me katër hyrje që bashkohen në qendër. Fasada nga njëra anë do të jetë me xham. Ndërtesa do të ketë kate të nëndheshme për parkim dhe dyqane.Kreu i Bashkisë se Tiranes Edi Rama theksoi se miratimi i planit për qendrën e Tiranes është një ngjarje me rëndësi pasi jep mundësinë qe kryeqyteti te këtë një pamje krejt te re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›