E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Velipojë: Politika të flas për njerëzit, jo për veten

 

Ekzistojnë të gjitha mundësitë për të ndryshuar jetën,po t'i jepet jetë një fuqie të re, asaj Socialiste. Këtë ka nënkuptuar në fjalën e tij Edi Rama, në Velipojë të Shkodrës, gjatë një takimi me banorët.

Kreu i Partisë Socialiste ka vazhduar turin e udhëtimit 'Dialog me Shqipërinë' në Velipojë, e cila edhe pse është zonë me pasuri natyrore të shfrytëzueshme vuan mungesën e ujit të pijshëm, energjisë si dhe perspektivës për të rinjtë që zgjedhin të largohen nga vendi.

Gjatë takimit që ai zhvilloi sot me banorët e këtij vendi, Rama është shprehur se politika që flet për veten duhet t'i lërë vend politikës që flet për njerëzit. 'Dështimet e politikës së vjetër duhet të marrin fund'-tha Rama. Ai theksoi se Partia Socialiste ka kërkuar një bashkim të ri përtej kufijve të vjetër partiake duke u shprehur se ka ardhur koha për t'i dhënë jetë një fuqie të re që duhet të burojë nga bindja se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të ndryshuar jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›