E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronarët të marrin automjetet, ndryshe do t'i nxjerrim në ankand

 

Do të dalin në ankand automjetet që janë braktisur nga 'të zotët'. Kështu kanë deklaruar burime të policisë së Durrësit, të cilat janë impenjuar në operacionin "Pranverë 2008", për të bllokuar automjetet e vjedhura.

Pas kryerjes së operacionit policor automjetet janë grumbulluar në zonën e Rrashbullit dhe Shkozetit, që më pas të tërhiqeshin nga pronarët e ligjshëm.

Policia bën të ditur se deri tani asnjë person nuk është paraqitur për të bërë tërheqjen e mjetit. Për këtë arsye ajo ka paralajmëruar se nëse pronarët nuk plotësojnë dokumentacionin brenda datës 5 maj të këtij viti, këto automjete do të shiten në ankand ose do të shkojnë për skrap.

Lajmi bëhet i ditur për të nxitur reagimin e pronarëve të ligjshëm që të bëjnë tërheqjen e mjetit brenda afatit të caktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›