KSHH nis monitorimin e proceseve gjyqësore
Autori i Lajmit: red.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nisi dje zbatimin e projektit për monitorimin e proceseve në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore në shkallë Republike me qëllim rritjen e aksesit të publikut te drejtësia. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se iniciativa e KSHH-së mbështetet financiarisht nga Komiteti Suedez i Helsinkit në kuadër të projektit për “Rritjen e aksesit te drejtësia dhe respektimi i së drejtës për një proces të rregullt ligjor". Sipas të njëjtave burime mësohet se vëzhgues të KSHH bënë të ditur se monitorimi është shtrirë në Gjykatat e rretheve Gjyqësore dhe të Apelit në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër me synim kryesor promovimin e respektimit të standardeve për një proces të rregullt ligjor në Shqipëri. Sipas burimeve të mësipërme, çështjet me palë të miturit, gratë, shtresat në nevojë do të jenë në mënyrë të veçantë nën monitorimin e KSHH-së.
Ndër objektivat kryesore të këtij projekti janë monitorimi i respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga organet e pushtetit gjyqësor; identifikimi i problemeve që lidhen me përmbushjen e standardeve për një gjykim të rregullt ligjor në gjykatat e përzgjedhura si dhe të kontribuojë në sensibilizimin e personave të interesuar për respektimin më të mirë të të drejtave të tyre nga gjykatat shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009